Interviste me Minir Karamanagen – Emisioni Flladi 2013 – Video

July 14, 2013   | Intervista / Intervju

Minir-Karamanaga-Flladi-KTVMysafir Minir Karamanaga – drejtor i Qendrës Turistike të Ulqinit

Me çmime si në vitin e kaluar, por me shumë investime në infrastrukturë, këtë vit Ulqini po mirëpret vizitorët. Madje investimet në rrugë kanë bërë që kosovarët t’ia mësyjnë Ulqinit gjatë vikendeve më shumë se kurdoherë, të paktën kështu thonë statistikat e Organizatës Turistike në Ulqin.

Nëpër plazhet e Ulqinit çmimet vazhdojnë të jenë njësoj, por edhe ata thonë se kanë investuar në siguri, pastërti dhe cilësi.

Edhe pronarët e plazheve të tjera pohojnë njëlloj. Madje disa po kujdesen për atraksione.

Çmimet i kemi në nivel të vitit të kaluar, njëjtë ushqimi dhe njëjtë çadrat. Prej 1 korrik janë 5 euro një çadër me dy shtretër dhe 8 euro shtretërit VIP.

Duke bërë thirrje tek të gjithë që ta vizitojnë Ulqinin, ai ka treguar për investimet që kanë bërë duke thënë se vazhdimisht punojnë për mangësitë që dalin në pah gjatë një sezoni.

Ka edhe risi në krahasim me vitet e tjera, edhe ato mangësi që kanë qenë gjatë periudhës së kaluar, jemi munduar aq sa ka qenë e mundur t’i mënjanojmë, dhe normalisht duhet që t’ia përcjellim turistëve këtë që të vazhdojnë të na vizitojnë.

Por gjithë këto investime kanë pasur një lloj ndikimi. Del që pas rregullimit të rrugëve kosovarët po vizitojnë Ulqinin vetëm gjatë vikendeve.

Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike ka thënë se çmimet për shërbimet që ofrojnë janë të arsyeshme, dhe ka thënë se gjatë tërë vitit kanë punuar në shtimin e kapaciteteve hoteliere, furnizimin me ujë të pijshëm dhe ngritjen e pastërtisë.

“Përmirësimi i rrugës ka ndikuar që më shumë mysafirë nga Kosova të vijnë më tepër gjatë vikendeve dhe ajo ka ndikuar negativisht në vitet e kaluara. Nga keni ardhur, besoj e keni vërejtur që është përmirësuar një pikë e dobët që ka qenë e rrugës dhe kjo ka ndikuar më tepër që më shumë mysafirë të vijnë gjatë vikendit sepse relacioni Prishtinë Ulqin është diçka më pak se 4 orë”, ka thënë ai.

Edhe pse del që kosovarët Ulqinin tashmë po e vizitojnë gjatë vikendeve, numri i mysafirëve në total është më i lartë se në vitin e kaluar, sipas të dhënave të Organizatës Turistike.

Në fund të muajit që kemi lënë pas, të regjistruar kanë qenë rreth 5 mijë mysafirë në ditë mesatarisht.