Mbytet në det të Ulqinit 19-vjeçari Adrian Hameli

19- vjeçari Adrian Hameli, i cili kishte zgjedhur qytetin e Ulqinit për të pushuar, humbi jetën
Ulqin, 14 korrik – Në Noki Beach, plazhin e qytetit të Ulqinit, është mbytur i riu nga Republika e Kosovës, Adrian Hameli, nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Prizreni.
Ai u mbyt të dielën në orët e pasdites në ora 17:00.
I riu nga Prizreni gjeti vdekjen në detin e hapur për shkak të rrymave të fuqishme detare. Por, më pastaj, valët e pamëshirshme e morën me vete, ndërsa shpëtimtarët e plazhit nuk arritën ta nxjerrin të gjallë nga deti.
Ekipi i Urgjencës nga Ulqinit e cila doli në vendngjarje ka mbërritur menjëherë mbas thirrjes, ku ka mundur vetëm të konstatoj vdekjen e Adrian Hamelit nga Prizreni.





