Shkurt dhe Shqip – Ulqini – almakos antishqiptar

July 15, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

UlqiniShkurt dhe Shqip – Ulqini – Të jesh aty, do të thotë të jesh tek koka e atdheut.

Është lehtë të gjykosh verbërisht kur nuk sheh me larg se hunda. Të tillët nuk shohin më larg. Ata që mundohen të bëjnë përçarje midis vendeve shqiptare, ata janë të përçarë brenda organizmit të tyre që as një lloj kardiografi nuk mund ta përshkruajë ritmin e çrregulluar të trupit të tyre fund e krye. Ulqini, që ata supozojnë se është ‘’i kufizuar’’ është një nga vendet e shenjta të Shqipërisë. Është atje ku shpirti gjenë freskinë, por, shpirti i pastër Shqiptar. Në valët e të dy plazheve qëndron kuptimi i flladit, pushimit dhe kënaqësisë. Në rrugët e atij qyteti jehon kënaqësia e të shetiturit. Në dyqanet përreth qëndrojnë varur stolitë e historisë sonë që numëron në orë pa numra dhe që zgjatë më më shumë se shekuj dritë. Ulqini, ky emer i madh që daton në parahistori, nuk është mposhtur asnjeherë nga rrufetë e urrejtjes së armiqve, asnjehërë nga erërat e besdisshme të njerëzve mendjemdhenj dhe nuk do mposhtet kurrë nga njerëz të pamend. Të jesh aty, do të thotë të jesh tek koka e atdheut. Ta njohësh atë, ke njohur qenien tënde fatlume, sepse është fat ta kesh brenda shpirtit dhe ta duash. Gurët mijevjeçarë i rrah vala e detit të madh, por asnjëherë nuk i rrah injoranca që sot po shfaqet nga analfabetistet (almakos).
Ky vend kultivon shpirtin e larë në bardhësi të shkumës që përplasët në gurë. Ky vend lë hapur çdo derë, në çdo stinë dhe çdo kohë. Është fole për çdo shqiponjë. Është rrugë që të shpie në çdo rrugë rehatimi. Të pikturosh atë, ke bërë punën më të panevojshme, ai është i pikturuar dhe Zoti. Të mundohesh ta mësosh atë, jë futur brenda faqeve të enciklopedisë së një libri të shenjtë. Në libra të tillë, injoranca (almakos) nuk zë vend.
Ata atje kanë dëshmuar për mikpritje zemërçelur. Andaj, të jetosh nuk do të thot të vizitosh repartin e pulmologjisë, së s’do ketë vetëm aty shkrum por në gjithë shpirtin e njerëzve me hendikep në kokë. Të jetosh do të thotë ta vizitosh Ulqinin, Beratin, Camerinë, Prishtinën, Iliridën dhe Preshevën tek unë.
Të jesh Shqiptar, nuk ma dëshmon dot vetëm me të folurit shqip, se ndodh të jesh poliglot i huaj. Ndodh të jesh antishqiptar.

 

Salim Memishi Facebook

Univeziteti Bern – Zvicër