Cungu takon pronarët e plazheve dhe organet e inspekcionit

July 16, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Cungu takon pronarët e plazheveTakimi me pronarët e plazheve dhe organet e inspekcionit

Pas takimit të parë në të cilin pronarët e plazheve kërkuan ndihmë nga Kryetari i Komunës së Ulqinit për zgjidhjen e problemeve të tyre me organet e inspekcionit, sot në kabinetin e kryetarit Cungu u mbajt një takim me përfaqësuesit e këtyre organe. Krahas përfaqësuesit të Drejtorisë për punë të inspekcionit dhe Drejtorisë së tatimeve në takim mori pjesë edhe z. Prelë Shkrela si përfaqësuese i OJQ “Shfrytëzuesit e plazheve të Plazhit të madh në Ulqin”.

Shkrela në emër të të gjithë anëtarëve të shoqatës së përmendur i ka kumtuar të gjitha problemet me të cilat pronarët e plazheve ballafaqohen dhe për shkak të të cilëve nuk kanë mundësi të kryejnë të gjitha obligimet e duhura për t’u pajisur me lejen e punës. Ai theksoi që të gjithë anëtarët e shoqatës janë të gatshëm të respektojnë të gjitha obligimet ligjore, por për shkak t kushteve financiare që i dikton nënshkrimi i kontratës me NP për të mirat detare që është kusht për marrjen e lejes, nuk kanë mundësi që të kryejnë këto obligime. Ai po ashtu tha që sot do të mbajë një takim me të gjithë anëtarët e shoqatës dhe kërkoj nga organet e inspekcionit që qiramarrësve të plazheve t’u mundësohet një afat i ri kohor për marrjen e lejes së punës deri, më 25 korrik. Kryetari Cungu pas marrjes së raportit nga takimi i sotëm të cilin z. Shkrela do të mbajë me qiramarrësit e plazheve do të dërgojë një kërkesë në adresë të NP Për të mirat detare me qëllim të daljes në ndihmë qiramarrësve të plazheve.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE