Cungu takon kryetarin e Shkodres z. Lorenc Luka

July 17, 2013   | Shoqëria / Društvo

Nazif-Cungu-Lorenc-LukaKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Lorenc Luka

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Lorenc Luka.
Komuna e Ulqinit në bashkpunim me Bashkinë Shkodër janë duke realizuar projektin e përbashkët ”Marubi” i cili financohet nga mjetet e Bashkimit Europian në kuader të programit për bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ata diskutuan lidhur me ecurin e zbatimit të këtij projekti si dhe lidhur me hapat e mëtutjeshme të realizimit të tijë.
Krahas hapjes së ekspozites Marubi në kalanë e Ulqinit, është planifikuar që një ekspozitë e tille të hapet në hapsirat e Parlamentit Europian në Bruksel. “Marubi është pasuria më e madhe që kemi dhe ekspozimi i këtyre fotografive në Parlamentin Europian do të ishte ngjarje e rëndësishme në prmovimin e kulturës shqiptare” u shpreh kryetari Luka.
Projekti ”Marubi” ka për qëllim zhvillimin e turizmit të këtyre dy vendeve përmes promovimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët, në veçanti trashëgiminë e familjes së famshme të fotografëve Marubi.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE