Në Laç sulmohet autobusi Kosovar për Ulqin

July 17, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

SULMOHET BUSI KOSOVAR NE LAC PER ULQINLaçi, behet punkti i sulmeve ndaj autobusëve kosovarë

Qytetarët që ia kanë mësyrë bregdetin e Ulqinit të premten kanë përjetuar një udhëtim të pakëndshëm.

Të paktën dy autobusë që udhëtonin nga Peja për në Ulqin nëpërmjet Shqipërisë janë sulmuar nga persona të panjohur. Ata i kanë shfrytëzuar orët e vona të natës për t’i sulmuar autobusët me udhëtarë nga Kosova, shkruan Tribuna.

Të premten që shkoi është sulmuar me gurë autobusi “Exim” që bartte udhëtarë për në Ulqin. Menaxheri i agjencisë Haxhi Mehmeti rrëfen ngjarjen që ka ndodhur në qytetin e Laçit.

/Fishmedia/