Ambasadorja e SHBA-së shtron Iftar në Tuz + Foto

July 19, 2013   | Ngjarjet - Events

iftari-tuz-amb-shbaAmbasadorja e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Sue K. Brown, organizoi iftarin në nderë të festës së madhe islame të Ramazanit.

Iftari u organizua mbrëmë (16 korrik) në restorantin Troja në Tuz, ku morën pjesë më shumë se 60 përfaqësues të Qeverisë, Parlamentit, partive politike, medieve dhe organizatave joqeveritare. I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejzic.
iftari ne tuz

Në fjalën e saj, Ambasadorja Brown tha: “Kështu si po bëjmë ne sonte, ashtu edhe në Amerikë, njerëz e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve bashkohen me myslimanët amerikan, për darkën e iftarit. Çdo vit, Presidenti i SHBA-ve dhe Sekretari i Shtetit organizojnë darkën e iftarit për të festuar diversitetin e Amerikës dhe marrëdhëniet e mira të Amerikës me myslimanët në botë.”

Të pranishmëve u drejtua dhe kryetari i  Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejzic, i cili u falënderua organizatorëve për iftarin, të cilin ambasada e SHBA-së e organizon për të nëntin vit me radhë.

/MALESIA.ORG/

iftari-tuz-amb-shba.1

iftari-tuz-amb-shba.2

iftari-tuz-amb-shba.3