Sinishtaj: Podgorica tenton shtyrjen e referendumit në KU të Tuzit

July 19, 2013   | Rajoni / Region

VASEL SINISHTAJKryebashkiaku i  Podgoricës,  Miomir  Mugosha,  po përpiqet ta shtyjë referendumin për Komunën e plotë të Tuzit, dhe për këtë arsye është reale të pritet shfuqizimi i  elaboratit  për Komunën  e re në të cilin janë paraqitur shumë vërejtje dhe të hartohet studimi i ri , konsideron funksionari i iniciativës qytetare  , Vasel  Sinishtaj.

Ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë , administrata  e Podgoricës do të fitojë bazë ligjore që ta shtyjë referendumin e paralajmëruar për në fund të shatorit dhe eventualisht ta shpallë atë njëkohësisht me zgjedhjet lokale me atë në Podgoricë.

Sinishtaj, siç shkruan gazeta VJESTI ,  konsideron se PDS nuk do ti lejojë banorët e Malësisë që të deklarohen për Komunë para zgjedhjeve lokale në Podgoricë. Nga ana tjetër,  Mugosha nuk mban përgjegjësi nëse përfaqësuesit e KU të Tuzit nuk janë të kënaqur me elabortatin duke theksuar se shtyrja e mbajtjes së referendumit nuk varet nga ai  dh as nga kryeqyteti.  Ai ka shtuar për gazetën Vjesti,   se studimin e ka porositur  kjo Komunë  Urbane dhe se administrata e Podgoricës  i ka respektuar të gjitha afatet ligjore.

Përfaqësuesit e PDS në pushtet dhe të UDSH,  në KU të Tuzit e kanë kritikuar elaboratin  për formimin e Komunës së plotë duke kërkuar që në studim të theksohet të ardhurat precize në territorin e Malësisë. Në, vërejtjet e veta  ndaj elaboratit ata kanë theksuar se të ardhurat e  prezantuara të Komunës jo  realisht  janë të vogla dhe në bazë të të cilave Tuzi nuk do të mund të funksiononte si komunë e plotë.

TVCG