Interviste me Nazif Cungun – Emisioni Flladi 2013 – Video

July 21, 2013   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

interviste-nazif-cunguUlqini tashmë i ka bërë përgatitjet, të një niveli të lartë, si asnjëherë më parë, për t’i pritur turistët kosovar. Janë bërë investime të shumta dhe se plazhi i Ulqinit këtë verë, ofron shumë risi për gjithë ata që zgjedhin Ulqinin, për t’i kaluar pushimet. Kështu thanë përfaqësues të komunës së Ulqinit, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ku shpalosën përgatitjet dhe ofertat e tyre, për turistët kosovar për sezonin turistik 2013-të.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu tha se interesimi për turizmin e Ulqinit, është vazhdimisht në rritje. Sipas tij, kosovarët vazhdojnë të mbeten pushuesit më besnik të plazhit të Ulqinit.

Cungu po ashtu foli dhe për investimet e shumta që janë bërë në infrastrukturë, për ta bërë këtë vend sa më joshës për turistët.

“Mund të iu them se përgatitjet për sezonin turistik për vitin 2013, janë në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Normalisht kemi pasur vërejtje të shumta, për shkak të investimeve të mangëta në nivel të komunës së Ulqinit dhe ndoshta nuk kemi mundur të përcjellim hapin e kërkesave në turizëm. Dua të iu siguroi që gjatë vitit të kaluar kemi përfunduar disa investime të rëndësishme në këtë komunë, që janë në shërbim të turizmit. Komuna e Ulqinit, nuk ka më probleme me ujë të pijshëm”, tha ai.

“Ulqini me plazhet e veta shumë të bukura, apartamentet e kategorive të larta, jemi treg shumë interesant për turistët kosovar. Në krahasim me vitet e kaluara tek ne ka shumë risi“, tha ai.

“Ulqini mbetet vend i preferuar i kosovarëve. Por njëkohësisht mbetet edhe vendi, ku gjithmonë po investohet në infrastrukturë, për pritjen e pushuesve nga Kosova. Na gëzon fakti se këto investime të paraqitura nga kryetari janë mëse të vërteta dhe se do të ndihmojnë dhe relaksojnë udhëtimin dhe pushimin tonë, gjatë asaj kohe që do të jemi në Ulqin.

Përfaqësues të Komunës dhe përfaqësues të Hoteleve të ndryshme në Ulqin, kanë bërë prezantimin e ofertave të tyre, par pushuesve kosovarë, duke pohuar se Ulqini këtë sezon ofron shërbime më të mira se viteve të kaluara, si pasojë e investimeve të shumta që janë bërë në infrastrukturë, e të cilat do të mundësojnë një pushim sa më të rehatshëm për pushuesit që zgjedhin Ulqinin për t’i kaluar ditët e nxehta të kësaj vere./ Kosovapress/