Cungu priti përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Kosovës

July 22, 2013   | Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Ministria e arsimit te KosovesKryetari i komunës z.Nazif Cungu priti sot në takim përfaqësues të Ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Kosovës

Kryetari i komunës z.Nazif Cungu priti sot në takim përfaqësues të Ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë së Kosovës me të cilët diskutuan lidhur me organizimin e edicionit të nëntë të Seminarit mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhen shqipe në diasporë i cili këtë vit do të organizohet në Ulqin nga data 29 korrik – 02 gusht 2013.

Ky aktivitet organizohet për të nëntin vit me rradhë nga Ministria e Arsimit e Shkences, e Shkences dhe e Teknologjisë së Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe do të mbështet nga Komuna e Ulqinit.

Seminari në esencen e tijë është aktivitet trajnues profesional në të cilin do të marrin pjesë mbi 150 mësues dhe mësuese të cilët punojnë me fëmijët dhe të rinjtë shqipëtar në Shkollat Shqipe të mësimit plotësues në të gjithë diasporen shqipëtare.

Kryetari Cungu në këtë takim shfrytëzoi rastin të përgëzojë iniciativen e këtyre dy ministrive në

përzgjedhjen e qytetit të Ulqinit për orgaizimin e këtij seminari duke theksuar se një aktivitet i tilla përveç që do të ndikoj në rritjen e cilësisë së mësimdhënësve shqipëtar, do tju jap mundësi atyre të njihen për së afermi me qytetin tone.

Përfaqësuesit e ministrisë së arsimit shprehen falenderimin e tyre për mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe u shprehen se kanë përfunduar të gjitha pregaditjet paraprake për mbarvajtjen e këtij seminari.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE