Dritan Abazoviq intelektual apo politikan, që me vështrimet e tija ngjallë debate

Albinot MalokuRreth duelit medial në mes deputetit të Kuvendit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe themeluesit për “Shqipërinë Natyrale”, Koço Danaj nga Tirana, është prononcuar për Ulqini-Online edhe politologu nga Kosova Albinot Maloku.
Maloku tha se Shqipëria kurrë nuk ka luftuar për okupimin e territoreve të huaja dhe se për këtë është i vetëdijshëm çdo njëri.

“Deputeti Abazoviq nuk ka gabuar kur ka thënë se Shqipëria, kurrë nuk ka patur qëllime ekspansioniste dhe nuk ka luftuar për territore që nuk ishin të saja. Mirëpo, duhet shtuar se Republika e Shqipërisë me Kushtetutën e saj e ka obligim që të kujdeset për shqiptarët në rajon, pra edhe në Mal të Zi.” – tha politologu Maloku.

Ndër të tjera ai shtoj se Mali i Zi nga fakti që synon standardet e Bashkimit Evropian, duhet të respektoj të drejtat e shqiptarëve autokton të Malit të Zi, të cilët ishin më meritoret në shpalljen e pavarësisë së këtij shteti.

 

“Nuk mendoj që themeluesi për “Shqipërinë Natyrale”, Koço Danaj do të mund të krahasohej me kriminelin Vojsllav Sheshel, nga se ky nuk morri pjesë në asnjë luftë për të bërë krime e okupime ndaj vendeve tjera, siç bëri Shesheli në Kroaci, Bosnje e Kosovë.” – përfundon politologu nga Kosova, Albinot Maloku.