Dr Sulejmani: PARALELET,PATRIOTET ME BATERI,VEZA,PULA..

July 23, 2013   | Opinione

Argezon SulejmaniDhe ndodhe kjo. Kur politikat partiake depertojne dhunshem ne cdo pore te lirise e organizimit qytetare. Ata ndermarrin hapa e hapa. Ata nuk dine te ndalojne. Ata i dine te gjitha. Ata harrojne qe jane vetem disa prej nesh. Ata behen lokomotiva, ne detyrimisht ju behemi vagone. Ata na terheqin ne rruge e kohera pejsazheve te stineve te tyre. Per me keq, ndodhe te vie tek rifreskimi i lokomotivave, por jo edhe i rrugeve, drejtimeve, mekanizmave e stacioneve.
Te gjitha keto me shkuan sot ne mendje kur kafene e mengjesit po e shoqeroja me me te rejat vendore nga mediat elektronike. Nder te tjera, me vrau shume nje titull “patriote me bateri”. Jo pse nuk ka te tille, por nga rasti, menyra dhe burimi i reagimit(titullimit). Ishte deshpruese e zhgenjyese, sepse vinte nga nje perfaqesues i gjeneratave te reja. Gjeneratave qe, kritikojne populizmat e duan me cdo kusht te behen popullor. Gjeneratave qe, nisin udhe ne emer te ideve te qarta promovuese dhe rruges bejne kthesa te rrahura pragmatike. Gjeneratave qe, e njohin gabimin si realitet njerezor dhe qe veten pastaj e cmojne te pagabueshem. Historia tregon qe ne kete nenqiell ka patur shume “te pagabueshem” qe i mbushen vitet me histori por qe e lane historine e asaj kohe pa vite. Se paku, te rinjte, ne, nuk duhet te perpiqemi te luajme rolin e te pagabueshmit me cdo kusht.
“Patriote me bateri” e ndjeva veten nga perkufizimi i deputetit ulqinak. Kete, sepse edhe une ne vete jam ndier i fyer kur kam lexuar paralelizmat e bera nga ai jave me pare. E definimi i tille nga kjo zuri fill!! E kam menduar, pike se pari, te ishte gabim transkripti, gabim perkthimi, apo dashakeqesi dhe qe autori do te dale ne nje reagim qe do ta zhbente ate, ta sqaroje ne hollesi ose te kerkoje falje. Njerez jemi. Te rinj jemi. Partizane nuk jemi!?
Por, reagimi i tij i meshon edhe me tej konceptit te ndertuar ne paralele. Per me keq, ai nise te perkufizoje shoqerine, fenomenet sociale, personazhet e analizes e deri tek definimi i sakte i paraleles. Ai e ben shume mire lektorin, duke dashur te promovoje te pagabueshmin.
Por, ai gaboj. Gaboj kur e mori persiper te sqaroje ceshtjen. Gaboj kur e beri krahasimin (ose paralelizmin). Gaboj ne perzgjedhjen e personazheve. Gaboj qe nuk kerkoj falje.
Jo vetem zoterine, te cilin ai e krahason(paralelizon) me nje kriminel lufte, por ne nuk e kemi asnje tjeter ne miliona e miliona shqiptare te krahasueshem me si ate dhe te llojit te tij. Per kete kjo eshte fyerje kombetare. Per kete gabimi eshte i rende. Edhe e thone qe, njerezit e medhenj bejne gabime te medha. Si duket edhe gabimet e medha duan koke e shpine. Edhe gabimet duan te kene emer. Le t’i kene emrat tane, vetem le te na ‘bejne’ te medhenj.
Por, ne kurrsesi te dalim jashte levozhges se lokalizmave. Aty ndjehemi mire, komod, te mbrojtur. Aty bejme gabime te medha, por qe i arsyetojme me vendin e vogel. Edhe gafa ne fjale tenton te fuse koken poshte levozhges lokale, aty pastaj te lahet e bekohet me ujte e kripte, me pak –izma nen bateri dhe kaq. E politikanet kete duan, levozhgen, vezen dhe pulen. Pastaj debat, veza-pulen apo pula-vezen?? Duke ‘demostruar’ me pulat dhe vezet e popullit.

Dr Argezon Sulejmani