Kaltrina Selimi pushon ne gjirin e Kotorit – Video

July 23, 2013   | Lajmet / Vijesti

Kaltrina Selimi nepushim-Kotor-mali i ziKaltrina Selimi kohët e fundit ka sjellë edhe një këngë tjetër për adhuruesit e saj. E titulluar ““Pikë në jetë””, kënga ka filluar të pëlqehet. Edhe pse ajo po vazhdon të punojë në projekte të reja, pushimet nuk i ka lënë anash. Vendi i saj i preferuar aktualisht mbetet Kotori!.

Kaltrina nuk e çmend publikun vetem me sensualitetin e saj, por edhe me kenge, klipe e projekte muzikore shume interesante.

Kaltrina Selimi, përveç që ka lansuar këngën e saj të re me grupin rep ” Etnon”, kështu që Kaltrina i ka lënë vetes hapësirë për t’u relaksuar në gjirin e bukur dhe romantik të Kotorit. Kaltrinës i pëlqejnë qytetet e thjeshta, kjo ishte arsyeja që ajo në krahasim me Dubain apo Ulqinin, ka zgjedhur Kotorin për të kaluar pushimet.

Lajme nga Ulqini ju sjell ekskluzivisht klipin më të ri të rep grupit Etnon, në bashkëpunim me këngëtaren Kaltrina Selimi.

“Pikë në jetë” titullohet ky bashkëpunim për të cilin është punuar me përkushtim që një kohë të gjatë.

Kënga është punuar nga Black Fish Entertainment ndërkaq për dukjen e Kaltrina Selimit në klip është përkujdesur kreatorja Dona Matoshi./Lajme nga Ulqini/