Muhamet Nika reagon ne komentin e Shefqet Luces

July 23, 2013   | Kulturë / Kultura

OLYMPUS DIGITAL CAMERAPër Shefqet Lucen në lidhje me shkrimin tim, sqaroj: Shqetësimi Juaj Shefqet, më kujton shqetësimin tim, të kohës studentore, si student i Letërsisë …,kur në vend të fjalëve shqipe në mënyrë të pavetëdijshme përdoroja, në të folur , kalke- fjalë shqipe me natyrë të serbishtes, që me të madhe përdorë edhe sot administrata…, dhe profesori , poeti, Enver Gjergjeku, gjatë orës, ma   tërhiqte  vërejtjen shpesh, për përdorimin e  fjalëve   të  tilla (shih përsëri përdora një  kalk, dhe më drejtë do të kish qenë, sikur të  kisha thënë” këto fjalë”, se sa   thashë  ” fjalë të  tilla”)….Ai më këshillonte  me fjalët,  se   gjithë herë , kur jam në dyshim për kalket e  përdorura, duhet të kujtoj , siç thoshte ai “hankot ulqinake”, se si do ta kishin thënë , mu  këtë fjalë, vetë hankot, në gjuhën e tyre popullore, sepse, siç thoshte  ai, ata , e flasin shqipen e pastër e pa ndikim të huaj(serb)…Mendoj , se kjo logjikë, do të na ndihmonte  edhe ne, për rastin e  problemit te veshjes së vajzave  që na intereson. Le  t’i pysim gjyshet tona në Anë të Malit (nanëmadhet  tona- shiko sa fjalë e bukur shqipe që të lidhë me arkaikën…), se si visheshinin vajzat e Anës së Malit në të shkuarën jo fort të largët….?!!!Dhe me siguri, gjyshet(madhet), nuk do të ishin dakord me ate të ekspozuar në manifestimin e pranëverës ….Kurse, po të vinin në jetë, gjyshet e vdekura dhe të shihnin , vajzat e veshura , me tipin e veshjes ,si në fotogravi, pa dyshim se do të kishin thënë: ” Medet për ne, po vajzave tona u paska “lujt menija”…?!!!

 Për kohën, si rezulltat i modernizmit, duket e pabesueshme, por  më herët , vajzat si grupmoshë, nuk kanë pasur një veshë tepër të veçantë, sepse atëherë vajzat, martoheshin tepër të reja, pra nuk i prisnin as të 20-tat beqare?! Për dallim nga sot, kur  martesa e tyre i kalon të 25-tat?!!!Më herët sikur t’i ndodhte kështu, ndonjë vazje- ajo do të llogaritej  si ” vajzë e metun”…Nga ana e tjetër, duke pasur parasysh, që vetë vajza, përgatiste dhe endte në “tezgjeh “- vek, krejtë pajën e saj, ajo, të gjitha   ëndrrat dhe imagjinatën e saj   të  moshës rinore, me këtë rast, i shprehte në artin e përgatitjes së pajës…. Andaj vërejmë, se si shpërthen fuqishëm  imagjinata e saj në koloritin e veshjes së nuseve të Anës së Malit, por jo vetëm në “tesha…”, por edhe në “qenisje” – punë dore” me grep” të “greshmeve”, ” ojmave” dhe të dantellave tjera të ndryshme.
Për këtë , kujto,si dëshmi vargjet e shumë këngëve popullore, kur vajza ” ankohej”kushtimisht, për punën e saj, me vargjet: ” tuj qenis e tuj ba ojma dit për dit me lodhet dora “…, po ku na hupen , për këto 50 vjet, gjithë këto “Qenisina”, “Ojma”, e shumë e shumë piktura murale në” formën e qinisinave”, nuk po pysim…?!
Veshja e vajzave, me siguri ka qenë e tipit me këmishë, por jo me ” shterngojcë” nusesh- brez mesi, dhe as me” shall ” të nuseve,  që shihet në fotografinë kontestuese  … Këto 2 gjëra ishin ekskluzivitet vetëm i nuseve…,duke mos harruar, që vajza, po sa  përjetonte pubertetitin, detyrimisht duhej të mbulonte kokën, si dëshmi e pjekurisë. Kurse , përfund, po shtojmë se  deri kah fundi i shekullit 19, të gjithë popujt e hapësirës Ballkanike , Evropiane e  më gjërë, te femra praktikonin mbulesën e kokës, kuptohet, duke ruajtur  edhe në mbulesë, secili popull origjinalitetin e vet. Për shembull, në Anë të Malit , ngjyra e mbulesës së kokës, për nuse e quajtur “zhyzheh”- mendojmë nga frangjishtja, preferonin të ishte e kuqe , e verdhë, por asesi e gjelbërt,e zezë apo e kaltërt, siç mund të ndodhë në kulturat e popujve tjerë . Sa për kolorit, dhe preferenca të kolektivit, kujto këngën anamalse: ” Trandofile ,bojë bakame, t’i çova njimijë selame, dhe nji tufë me fisligena ,që ta dish se je e jemja….?!!!
 MË gjërësisht, për këtë problematikë, ju njoftojmë se kemi përgatitur për shtyp, një libër- studim , për etno kulturë, me titull , “Një bisedë antiko arkaike në Anë të Malit”, që pritet të dalë së shpejti.

Me respekt për shqetësimin,  Muhamet Nika.