Cungu takon Michael O’Hare për projektin Golf Resort – Ulqin Montenegro

July 24, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Cungu takon Michael O'Hare-UlqinTakimi ludhur me projektin Golf Resort – Ulqin Montenegro

Sot me ftesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu kanë qenë në takim përfaqësuesit e Horwarth HTL, agjencisë konsultante e angazhuar nga ana e investitorit Sea Terra Properties për punimin e studimit të fizibilitetit të projektit Golf Resort – Ulqin Montenegro.
Golf Resort – Ulqin Montenegro është projekti i parë i këtij tipi, i cili do të duhej të jetë projekti udhëheqës i turizmit të lartë në Mal të Zi. Vlera e projektit është 150 milionë Euro. Është planifikuar në tokën e cila është 600 m larg nga Liqeni i Shasit dhe përfshinë sipërfaqen prej 755,280 m². Klubi profesional i terrenit të golfit me klubin e golfit, liqenin, spa, qendrën sportive, njësitë rezidenciale, hotele, të gjitha këto janë pjesë e projektit.
Cungu takon Michael O'Hare-Ulqin.1

Kryetari Cungu ka thënë që ky është momenti i duhur për realizimin e këtij projekti, duke marrë parasysh edhe faktin që investitorët për ndërtimin e hoteleve me katër dhe pesë janë të liruar nga kompensimi për pajimin komunal të tokës ndërtimre. Z. Michael O’Hare, drejtor i Howarth HTL, e ka vlerësuar pozitivisht realiziin e këtij projekti dhe ka thënë se ka rëndësi shumë të madhe rritja e kapaciteteve të transportit ajror në aeroportet në Podgoricë, Tivat dhe përrreth. “Me këto kushte presim që sezoni i golfit e cila në Europë zgjatën nga tetori deri në maj në Ulqin të zgjatet në dymbëdhjetë muaj”, ka thënë O’Hare.
Kryetari Cungu dhe z. O Hare janë marrë vesh që së bashku do të marrin pjesë në panairin e investimeve Expo Real në Mynih, në të cilin do të prezantohet Golf Resorti – Ulqin Montenegro. Projekti gjithashtu do t’u prezantohet investitorëve nga Arabia Saudite me rastin e vizitës e cila është planifikuar për periudhën e ardhshme.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE