Forca: Telegram urimi per z. Lulzim Bashen

July 24, 2013   | Rajoni / Region

     Basha-pret-kreun-e-Komunës-së-Ulqinit-z.Nasif-Cungu.3

Nr.51/13

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISË

Kryetar z.Lulzim Basha

I nderuari zotëri Basha,

Kam nder dhe kënaqësi që në emër të partisë Forca e Re Domokratike dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike me procesin e zgjedhjes së kryetarit  me parimin “Nje anëtar, një votë”, tregoi nje proces  transparent, civilizues dhe demokratik, kurse përzgjedhja Juaj për kryetar dëshmon një përkrahjke të madhe nga anëtarët e PD-së ndaj punës, kontributit dhe suksesit tuaj të deritashëm në Partinë Demokrtaike.

Posti i kryetarit do të ketë edhe përgjegjësi shtesë për të udhëhequr dhe filluar një kapitull të ri brenda Partisë Demokratike, për ta çuar atë drejt fitoreve të reja dhe për të vazhduar zhvillimin e mëtejmë të Shqipërisë drejt integrimeve europiane.

Prandaj, ju përgëzoj për fitore, ju uroj suksese dhe punë të mbarë duke shpresuar se bashkëpunimi ndërpartiak në mes të PD-së dhe FORCËS edhe në të ardhmen do të vazhdojë të avancohet në nivel edhe më të lartë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

 

Me respekt,

Kryetar i Forcës së Re Demokratike

Nazif Cungu