Tahiri: Të drejtat e shqiptarëve larg standarteve europiane

July 24, 2013   | Reportazh / Reportaža

Tahir-TahiriNë kohën kur Mali i Zi po bën përgatitjet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, organizatat joqeveritare dhe subjekte të ndryshme politike kërkojnë që në këtë fazë t’i kushtohet një vëmendje e veçantë lirive dhe të drejtave të pakicave. Ata vlerësojnë se gjatë hapjes së kapitujve për bisedime me BE-në  duhet të hapet edhe çështja e pozitës së pakicave në Mal të Zi.

Kryetari aktual i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Tahir Tahiri mendon se të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi janë larg standardeve europiane. Tahiri tha se këto të drejta janë larg nga ajo se çfarë i është  premtuar shqiptarëve. ”Ne mendojmë se sa i përket të drejtave të pakicave në Malin e Zi dhe konkretisht të të drejtave të  shqiptarëve janë larg asaj se çka pretendon Mali i Zi dhe çfarë ata kanë premtuar për shqiptarët por edhe për pakicat tjera” deklaroi Tahiri për VOA. Tahiri poashtu mendon se Mali i Zi akoma nuk i ka plotësuar standardet për fillimin e bisedimeve për tu anëtarësuar në BE.

TVCG