PD: Telegram urimi kryetarit z. Lulëzim Basha

July 24, 2013   | Politika

GJEKA BASHAKryetari I Partisë Demokratike me seli në Ulqin,z. Fatmir Gjeka I ka dërguar telegramurimi kryetarit të posazgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë,z. Lulëzim Basha.

I nderuar kryetar Basha,

Kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Partisë Demokratike (PD) me seli në Ulqin  dhe në emrin tim  personal, t’ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Duke shprehur urimet më të sinqerta, Ju dhe gjithë anëtarësisë subjektit politik që do të drejtoni, ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis PD-së dhe  PDSH- së në të mirë të forcimit të raporteve midis dy vendeve ,afirmimin e vlerave tona të përbashkëta në aspektin  e brendshëm dhe të integrimeve europiane dhe euroatlantike.

“Jam I bindur se dy partitë tona do të kontribuojnë në afirmimin e vlerave demokratike të fqinjësisë së mirë midis,duke u bërë urë lidhëse midis  Malit të Zi dhe Shqipërisë”,- porosit z. Gjeka,kryetar i PD .

 

 

Shërbimi për Informim i  PD