Bashkësia Islame shtron iftar per 600 besimtarë ne hotel Mediteran

July 25, 2013   | Lajmet / Vijesti

iftar za 600 vjernika u hotel Mediteran - UlcinjBashkësia islame e Ulqinit organizuan mbrëmë një iftar për besimtarët muslimanë të Ulqinit, pjesë kjo e festimeve të përbashkëta në muajin e Ramazanit që u mbajt në hotelin Mediteran të Ulqinit, ku është organizuar iftari me se 600 persona. Prej disa vitesh, organizata “Bajram Pasha” e Stambollit organizon Karvanin e Bereqetit, i cili udhëton nëpër vendet e rajonit të Ballkanit duke përcjellë mesazhin se “Vëllazëria nuk njeh Kufij”.
iftar za 600 vjernika u hotel Mediteran - Ulcinj.2

Në këtë iftar morën pjesë kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, reisi i Bashkësisë islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir, si dhe zyrtarët më të lartë të komunës së Ulqinit, politikanët dhe personat publik nga Ulqini.

Pas Ulqinit, Karvani i Bereqetit i Bashkisë “Bajram Pasha” te Stambollit do të udhëdojë drejt Kosovës.

iftar za 600 vjernika u hotel Mediteran - Ulcinj.3