Cungu priti në takim ambasadorin kinez z.Zhi Zhaulin

July 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu- ambasadorin-kinez-z.-Zhi-ZhaulinKryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu prit sot në takim ambasadorin e Republikes Popullore të Kinës z.Zhi Zhaulin dhe sekretarin e parë të ambasadës z. Zhang Dianbin. Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar lidhur me krijimin e një partneriteti të përbashkët në mes të Komunës së Ulqinit dhe qytetit Shizuishan qytet ky në provincen Ningxia Hui. “Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Republikës së Kinës janë në një nivel të lartë dhe janë të bazuara në bashkëpunimin e fushave të ndryshme dhe krijimi i një partneriteti në mes të këtyre qzteteve është një tjetër haptjeter në përmirësimin e marrëdhënieve tona” tha z. Zhaolin.

Nazif-Cungu- ambasadorin-kinez-z.-Zhi-Zhaulin-1
Qyteti Shizuishan gjendet në pjesen qendrore të Kinës, ka një popullësi prej rreth 720 000 banorë. Përkundër që është qytet relativisht i ri është qytet shumë i rëndësishem industrial. Aty zhvillohet industria e re e prodhimit të energjisë diellore, industria motorike, agrokultura e të tjerë.
Krijimi i një partneriteti të ri në mes të këtyre dy qyteteve do të orientohej në fusha të ndryshme si në ate të tregtisë, energjetikës, bujqësisë, turizmit, mjedisit, kulturës, shëndetsisë, shkences dhe teknologjisë.

Nazif-Cungu- ambasadorin-kinez-z.-Zhi-Zhaulin-2
Në takim kryetari Cungu bëri një prezantim të qyteti të Ulqinit, gjithashtu paraqiti para ambasadorit kinez të gjitha projektet dhe mundësitë e investimeve në qytetin eUlqinit duke ftuar edhe investitorët kinez të shqyrtojnë mundësinë për investime të tilla.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE