Në Mal të Zi, mbi 40 gradë

July 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

rriten-temperaturat-deri-40-grad-ne-Ulqin.1Mali i Zi është përfshirë nga një valë e motit të nxehtë. Enti Hidrometeorologjik i këtij shteti ka sot paralajmëruar se, në dy ditët e ardhshme temperaturat maksimale do të shkojnë n mbi 40 gradë Celsius.

Për sot në Podgoricë parashihet të mbretërojë mot i nxehtë, me temperaturë deri në 38 gradë, ndërkohë që nesër temperatura do të jetë për një gradë më e lartë.

Deri më tani, dita më e nxehtë e regjistruar në Mal të Zi ishte ajo e 24 gushtit, 2007, kur, në Podgoricë, zhiva në termometër tregonte 44.2 gradë Celsius.

Gazeta Express

nxehti mbi 40 grad

Në Ulqin rriten temperaturat deri 39 grad

Në Ulqin moti duket se do të favorizojë të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë pranë detit në këtë periudhe deri në mbyllje të muajit korrik thuhet ne linkun e RTCG.

Pas një jave me mot jo shumë të qendrueshem, meteorologët e entit meteorologjik të Malit të Zi  thonë se termometri ka regjistruar gjatë ditës së sotme temperatura maksimale deri ne 34 gradë celcius, por në ditët dhe  javën që vjen temperaturat pritet të arrijnë në 37 – 39 gradë celcius.

Sipas meteorologëve, ndonëse do të na shoqërojë një mot i kthjellët herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash. Por sipas  parashikimeve të tyre, deri në fund të muajit qershor do të kemi një mot të mirë në bregun e detit të Ulqinit.

Lajme nga Ulqini