“Kapidan Ulqinak” Avdo Nimanbegu

July 27, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Avdo Nimanbegu, një ndër kapidanat më të njohur në qytetin e Ulqinit, ende edhe sot në moshen 84 vjeçare, për çdo ditë del deri ke bedeni apo e shikon, dhe sijon detin dhe barkat të cilak lundrojnë në rrugën e tyre deri te portat të caktuara…Në shtëpin e tij në Kala, më parë e ka ndërtu një vend, të cilin e quan”komandni most” nga ku ai për çdo ditë shikon horizontin, duke përsjellë barkat dhe anijet i mëdha oqeanike. Në shumë nga ato ai ka qenë kapidan “komandant”me nam.
Avdo-Nimanbegu-Kapidan-Ulqinak

Mbi 40 vite ka lundruar nepër tër detrat e Botës. Deti dhe “Tada “bashkëshortja Muradija, kanë qenë dashuritë më të mëdha në jetën e tij. Vështirë të imagjinosh një çift i cili mbi 60 vite jeton në një harmoni të till. Ende edhe sot Avdo Nimanbegu kur do që bisedon, dhe rri me “Tadën” në rrugën pran derës së shtëpisë, bisedën e fillon me “naze” “Tadës”. Kapidan Avdo Nimanbegu ka qenë gjithmonë i pashëm, një figur markante e Kalasë tonë. Gjithmonë i butë, siç thotë populli ynë , nuk e kam degjuar kurrë se ndonjë herë e ka ngritur zërin. Neve të rinjëve nga Kalaja, na ka biseduar shpesh për det, dhe mbi det.
Avdo-Nimanbegu-Ismet-Karamanaga

Prandaj, gjithmonë kemi pasur respekt të posaçëm ndaj ti. Ende edhe sot, flet qart dhe i kujtohet secila sequenc e jetës, posaçërisht nga lundrimet të shumta. Edhe Avdoja ka përjetuar shumë gjëra të vështira në lundrime të shumta. Të jesh kapidan është përgjegjësi e madhe, për njerëz, për barkë dhe për “kargo”. Prandaj, nuk kanë thanë pa arsye detarët ë vjetër thenijen “se deti është bukë e gjak”, ” Padishah në vehte” më supriza dhe dhe rreziqe të cilët kanë ndodhur gjithmonë. Por unë kam pas fat dhe i kam përballu të gjitha. Për të fituar bukën për fëmi, kam shkuar në detë, dhe kurrë nuk e kisha ndruar profesionin. Më në fund kam vazhduar edhe traditën të familijes tonë, të njohur detare nga Kalaja e Ulqinit.

Ne, në familie kemi pasur edhe barka të mëdha në pronën tonë, kështu që unë veç kam vazhduar një traditë pa të cilën jeta e jon, nuk ka pasur kuptim. Shumë antar e Nimanbegëve, nga familija dhe fisi i jonë, kanë lundruar më barka të ndryshme nepër detra dhe oqeane, dhe të gjithë ne kemi qenë dhe jemi krenar. Të gjithë ato nuk jetojn më, kanë ndruar jet. Unë ende mbahem, qeshet Kapidan Avdo Nimanbegu, rri me të rinj, për çdo ditë i grah automobilit, “Tadën” e kam mirë, jam i lumtur me fëmi. me nipa me mbesa.
Avdo-Nimanbegu

Prandaj, as nuk më shkon ndër mend,.. përkundrazi, kur kishim me më leju prap kisha me shku me ba ndonjë “sefer” .. Mendoj se është mirë që figurat markante të qytetit tonë, siç është kapidan Avdo Nimanbegu. mos ti qesim nga harresa, ti kujtohemi deri sa jan këtu, mes nesh. Më duket se Avdos, por edhe shumë tjerëve ua kemi borxh.

Ismet Karamanaga Facebook