Tre të vdekur nga plumbat në plazhin e Vlorës

July 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

VloraTre të vdekur nga të shtëna kallashnikovi në plazhin e Vlorës.

Nga hetimet paraprake mësohet se një person i armatosur ka qëlluar me automatik në ambientet e resorti privat midis zonës së Ujit të Ftohtë dhe Orikumit.

Policia raporton se nga të shtënat tre persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre dhe një femër e huaj.

Ndërkohë, që nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona. Ende nuk dihet identiteti i viktimave ndërkohë , ndërkohë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës.

Autori pas krimit është larguar me makinë, ndërkohë ende objektivi i tij. Forca të shuma policie ndodhen në vendngjarje, ende nuk dihen shkaku i përplasjes me armë.

Nga hetimet paraprake mësohet viktima femër ka qenë pushuese e huaj jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë në këtë pik sezoni veror.

BalkanWeb