Seminari me mësuesit e diasporës në Ulqin

July 29, 2013   | Shoqëria / Društvo

Seminari me mësuesit e diasporës në UlqinSeminari bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë dhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit

Edicioni i sivjetshëm (i nënti), i emërtuar si Ulqini 2013, do të organizohet në Ulqin prej 29.07-01.08.2013. Seminari zgjat si zakonisht 3 ditë pune (punimet nisin pasditen e datës 29.07.2013 dhe mbarojnë në pasditen e datës 01.08.2013). Sikurse edicionet e mëparshme, edhe ky do të bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë si dhe subjekte të tjerë mbështetës. Edhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit, ka një rol të veçantë mbështetës.

Në seminar, si rëndom, angazhohen ligjërues shqiptarë kompetentë /ekspertë fushash përkatëse/ dhe titullarë e zyrtarë shteti dhe një ligjërues/e e/ i huaj nga qarqet përkatëse profesionale dhe zyrtare të ndonjë prej shteteve ku mbahet mësimi shqip.

Pjesën tjetër me shumë interes e përbëjnë prezantimet-ligjëratat profesionale të vetë mësueseve dhe të mësuesve, që do të përcjellin tek të tjerët përvojat personale të ndërtuara edhe mbi baza kërkimore-hulumtuese dhe empirike. Pra, parapëlqehen temat me zëra e përvoja konkrete që reflektojnë dobi e interes konkret profesional.

Po ashtu, meqë një pjesë e seminarit zhvillohet edhe në grupe pune tematike më të vogla /punëtori-vorkshope /, janë të mirëpritura propozimet konkrete për zgjidhje konkrete.

Shpenzimet e qëndrimit dhe të transportit (prej Tiranës dhe Prishtinës për Ulqin) i bartin ministritë përkatëse, bëhet e ditur në një njoftim nga Minsitria e Arsimit e Shqipërisë.

 

Programi i Seminarit të nëntë mbarëkombëtar, Ulqin 2013

REPUBLIKA SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCES

REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCES DHE E TEKNOLOGJISE

SEMINARI I NWNTW MBARËKOMBËTAR
PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË DIASPORË
ULQIN, 29 korrik-02 gusht 2013
Adresa: HOTEL ALBATROS në ULQIN
Lidhjet: Nuhi Gashi (MASHT e Kosovës, +381/38/211-570 ose +377/44/830-041 nuhi.gashi@ks-gov.net
Rosalba Merdani (MASH e Shqipërisë +355__________ Rozalba.Merdani@mash.gov.al)
Dita e parë, më 29.07.2013
14,00-17,10 Vendosja në hotel dhe regjistrimi i seminaristëve 14,00-15,00
Hapja e seminarit me program artistik të fëmijëve/nxënësve të shkollave të Ulqinit 16,00-16,15
Fjalët/përshëndetjetformale të hapjes
Një mësues/e nga diaspora /Italia/ 16,15-16,20
Fjalët përshëndetëse të Ministrave 16,20-16,40
Fjala përshëndetëse e kryetarit të Ulqinit dhe një presantim multimedial për Ulqinin 16,40-17,10

SEANCË PLENARE (në sallën e komunës)
Moderatorë/e: Rozalba Merdani, Nuhi Gashi, Xhevat Isufi, Valbona Hystuna
17,10-19,00 1. Njohja me programin
2. ShShMP në diasporë aktualisht dhe kahet e zhvillimit të saj:
Organizimi dhe politika, kurrikula dhe mjete mësimore dhe integrime shqiptare
(Teza për dialog : N. Gashi dhe R. Merdani). 17,10-18, 00

Pauzë për kafe 18,00-18,30
Debat e dialog i hapur / Kohëzgjatja e fjalës: 1 herë dhe atë deri në 3 minuta/ 18,30-19,00
Darka e veprimtari kulturore/shoqërore 20,00-
Dita e dytë, më 30.07.2013
SEANCA PLENARE (në sallën e komunës)
Moderatorë/e:
09,00-09,35 Prof.Dr.Mimoza Gjokutaj, Prof.Dr.Ajula Jubani (Tiranë) Mësimi i gjuhës shqipe mbështetur në kompetenca gjuhësore sipas niveleve
09,35-10,10 Dr. Shqipe Bajçinca-Brestovci (UP, Prishtinë) Sporti e lojërat sportive në funksion identitar
10,10-10,40 Prof.Dr. Musa Kraja (Tiranë) “Aspekte te personalitetit te mesuesit ne Shkollat Shqipe me Program Plotesues, faktore te rendesishem, per zhvillimin dhe konsolidimin e ketyre institucioneve”.

10,40-11,10 Arian Melonashi (Latina, Itali) Film dokumentar me arbëreshet e Italisë
11,10-12,00 Pauzë për kafe
12,00-12,30 Rifat Haxhiaj,
Agim Paçarrizi (Gjenevë) Mësimi i gjuhës shqipe, ekulibri familjar dhe integrimi social e sistemik
13,00-15,00 Dreka dhe pushimi i drekës
15,00-19,00 VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORE (Komuna e Ulqinit)

20,00— Darka
Dita e tretë, më 31.07.2013
Punëtori tematike: Mbështetja profesionale e ShShMP në diasporë /ligjërata, përvoja etj/ Fushat

09,00-10,00 Salla
1 Fatmiroshe Xhemalaj (Tiranë) Probleme të përmbajatjes dhe të përdorimit të metodave interaktive në mësimdhënien e historisë përmes teksteve ‚Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1,2,3‘ Kurrikula, tekste e mjete mësimore
Salla
2 Kristina Gjoka Problemet me mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në klasa kolektive, të projektuara në klasat e MPGJSH Përvojë personale
Salla
3 Muhamet Idrizi (Shtutgart) Kualifikimi në Seminarin Shtetëror në Nürtingen/Gjermani/ i arsimtarëve të mësimit plotësues të landeve BW dhe Bayern- 2013 Aftësim e ngritje profesionale
Përvoja krahasimtare
10,00-11,00 Salla
1 Yllka Spahiu (Tiranë) Kurrikula e zbatuar e MSH në diasporë Kurrikula, tekste e mjete mësimore
Salla
2 Nexhmije Mehmetaj (Zvicër) Planifikimi i orës mësimore me tekstet e reja
Metodologji
Salla
3 Zyrafete Loshaj (Suedi) Prezentimi i gjuhës shqipe me ndihmën e lapsit përkthyes (PENpal) Mjete mësimore multimediale
11,00-
11,30 Pauzë për kafe
11,30-12,30 Salla
1 Ilira Ndrio Bakalli (Greqi, Athinë) Funksioni identitar i teatrit Përvojë personale
Salla 2
Albana Tahiri (Tiranë) Për një strukturë të orës mësimore në klasat e mwsimit plotwsues tw gjuhws shqipe (MPGjSH) Didaktikë
Salla 3 Marinela Duri
(Greqi ) Planifikimi i nje njesie didaktike dhe nje serie mesimesh mbeshtetur ne nevojat dhe karakteristikat e nxenesve ne mesimin e gjuhës shqipe Përvojë personale
13,00-15,00 Dreka dhe pushimi i drekës
15,00-19,00 VEPRIMTARITË- SHOQËRORE-KULTURORE (komuna e Ulqinit)
20,00- Darka
Dita e katërt, më 01.08.2013
SEANCA PLENARE (në sallën e komunës)
Moderatorë/e
9,00-9,30 Arif Demolli (MAShT e Kosovës) Funksioni ndërlëndor i letërsisë
9,30-10,00 Driton Kajtazi (Zvicër, Lozanë) Roli i strukturimit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
9,40-10,10 Sevdije Demaj-Boshtrakaj (Shtutgart) Roli i mësuesve të SHSHMP në diasporë për ngritjen e nivelit dhe cilësisë së bashkëpunimit të familjeve shqiptare me shkollën
10,20-10,40 Nazmi Xhomara (Tiranë) “Metodat e mesimdhenies me ne qender nxenesin”.
10,40-11,10 Pauzë për kafe
11,10-12,00 Ndarja e certifikatave dhe mbylla formale e punimeve të seminarit
13,00-14,00 Dreka
14,00 Nisja për Prishtinë e Tiranë