U përurua numri 10 i revistës “Dija”

July 29, 2013   | Reportazh / Reportaža

Revista Dija-Ulqin-1Ulqin – Bashkimi i Krijuesve Shqiptare ne Malin e Zi ne bashkepunim me Biblioteken e Qytetit – Qendren Kulturore te Ulqinit organizuan te merkuren e kaluar perurimin e numrit 10 te revistes “Dija”. Ne fjalen e tij, kryetari i BKSHMZ-se, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thene se sipas vlerave qe perfshin, sasise se rubrikave dhe numrit te autoreve, se bashku me vellimin e saj saj deri ne 400 faqe, “’Dija’ pa hamendje ka zene vend te posacem ne revistat e ketij lloji nder shqiptaret ne Mal te Zi”. Sipas tij, mozaiku i pasur i rubrikave qe perfshin kjo reviste tregon se ajo eshte e hapur per cdo intelektual qe krijon vlera te qendrueshme ne fushen e vet. “’Dija’ nuk eshte reviste vetem per nje qytet, as per nje lokalitet te caktuar. Redaksia gjithmone ka qene e hapur per autoret nga tere pjeset e Ulqinit, Malesise, Plaves si dhe vendeve te tjera.
Revista Dija-Ulqin-2

Bashkepunetoret e saj jane nga te gjitha vendet shqipfolese”, ka thene ai. Kryeredaktori i revistes “Dija”, shkrimtari Hajro Ulqinaku, ka thene se numri 10 i revistes “Dija” eshte konceptuar ne dy pjese: e para eshte letrare dhe e dyta eshte studimore. Duke vleresuar te gjitha punimet e botuara, ai ka vecuar kengen popullore “Kanga e Ulkrinit” (Ulqinit), te botuar per te paren here ne revisten “Albania” te Faik Konices ne vitin 1898, si dhe kengen e shkruar ne gjuhen italiane nga Filip Shiroka “All’ Albania”, all armi! All’ armi!” ne vitin 1880, te botuar per te paren here ne gazeten “L’Oservatore Cattolico” te Milanos dhe te perkthyer me pas ne disa variante, si “N’arme Shqypni”, “Alarm, Shqiperi” dhe “Shqiperise, kushtrim, kushtrim!”.

Kjo eshte nje kenge qe flet per Ulqinin ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per vlerat artistike, kulturore dhe shkencore te punimeve te botuara ne kete numer te revistes “Dija” ka folur dr. Bahri Brisku. “’Dija’ pa dyshim eshte ne prijesi te te gjitha revistave qe botohen ne Mal te Zi. Kete paresi ‘Dijes’ ia ka siguruar jo vetem vellimi sasior, por edhe botimet e studimeve dhe vlerave kualitative qe kjo reviste i servon lexuesve te saj”, ka thene ai. Gjate perurimit, udheheqesja e Bibliotekes se Ulqinit, Ardita Rama, ka lexuar punimin e saj “Themelimi dhe zhvillimi i Bibliotekes se Ulqinit”, te botuar ne kete numer te revistes “Dija”.
Revista Dija-Ulqin

Me rastin e 10-vjetorit te krijimit te tij, Bashkimi i Krijuesve Shqiptare ne Malin e Zi, ka ndare kete mbremje Mirenjohje per disa figura te kultures, artit dhe shkences se Ulqinit. “Per kontributin e jashtezakonshem dhene kultures, artit dhe shkences kombetare” mirenjohje u jane ndare Prof. Dr. Sime Dobrecit, Dr. Bahri Briskut, Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut, Mr. Riza Rexhes dhe Hajro Ulqinakut. Revista “Dija” botohet nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptare ne Mal te Zi. Ky numer i saj eshte shtypur me mbeshtetjen e Fondit per Mbrojtjen dhe Realizimin e te Drejtave te Pakicave.

i.k. 

Koha Javore

Foto Ismet Karamanaga Facebook