Cungu u takua me pronarin e kompanisë Silverstone Energy

July 31, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Barry-SilverstoneSot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pritur në një takim z. Barry Silverstone, pronar i kompanisë Silverstone Energy dhe ka biseduar lidhur me projektin e ndërtimit të sistemit për prodhimin e energjisë diellore në lokacionin e Malit të Brisë. Silverstone Energy është kompani Amerikane e cila në marrëveshje me operatorin malazias të tregut të elektroenegjetikës në Mal të Zi, ka punuar studimin në bazë të të cilit edhe e ka caktuar lokacionin më të përshtatshëm për ndërtimin e një sistemi të tillë i cili gjendet në territorin e Komunës së Ulqnit.

Ata e kanë punuar studimin në bazë të të cilit kanë vlerësuar mundësinë e prodhimit në këtë lokacion me teknologjinë me të cilën kjo kompani prodhon. Z. Silverstone me qëllim të bashkëpunimit të suksesshëm e ka iniciuar këtë takim në të cilin ka prezantuar kompaninë e tij dhe vetë projektin. Periudha e ndërtimit të këtij sistemi do të zgjaste deri në 2 vjet, me kapacitetin fillestar të prodhimit prej 100 MW.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE