Vota e Gjekës ishte vendimtare
Podgoricë, 31 korrik- Ligjvenësit malazias ,ditën e mërkurë nuk e përkrahen riorganizimin e sistemit shëndetësor në Malin e Zi.Kësisoj ,Propozimligji i Ministrisë së shëndetësisë së Malit të Zi, i cili tash disa kohë është bërë objekt i polemikave, sidomos në Ulqin,u refuzua.
Vota e deputetit të Koalicio0nit shqiptar,Fatmir Gjeka ishte vendimtare që ky “riorganizim” të hudhet poshtë, edhe me këtë refuzohen tendencat e përngjitjes së Shtëpisë së shëndetit në Ulqin Spitalit të Tivarit.
Propozimi i Ministrisë së shëndetësisë nuk u përkrah as nga deputeti i Forcës për bashkim, Genci Nimanbegu.
Që në fillim të këtij mandati, kjo është hera e parë që deputetët shqiptarë nuk e përkrahin një propozimligj që ekzekutivi dërgon në Parlamentin shtetëror.
Hudhja poshtë e këtij kuadri ligjor,Shtëpia e shëndetit në Ulqin mbetet me statusin që ka aktualisht,por duhet unitet i plotë i forcave politike shqiptare, në radhë të parë të kuvendarëve për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Komunës së Ulqinit.





