Nisë festivali “Skena Verore 2013” ne Ulqin

August 1, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Skena verore UlqinPër të 25 herë me rrallë nesër në Ulqin, nën patronatin e Komunës së Ulqinit dhe organizimin e Ndërmarrjes publike  Qendra Kulturore, nis Festivali ”Skena Verore 2013”.

Sipas fjalëve të organizatorëve, edhe këtë vit “Skena” do të jetë e pasur me programe të llojllojshme, sepse, siç na thane ata, për 20 net me radhë në Kala,  qytetaret e Ulqinit dhe mysafirët e shumtë do te kenë mundësi të përcjellin ekspozita të ndryshme, mbrëmje muzikore, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore etj. “Skena Verore” do të hapet me ekspozitën e piktorëve nga Shkodra në Kullën e Ballshajve ku do të bëhet edhe hapja solemne në ora 21 e 30, ndërsa do të pasojnë me tri netët e kalimerës poetike me poetet e njohur, Kim Mehmetin,  Sllavko Pregëll dhe Mehmet Kraja.

Ne netët në vazhdim do të jetë një program i pasur me poetë, aktor, muzicinetë, dramaturg e ansamble të ndryshme, kurse mysafir të “Skenës “ së sivjetme janë asamblet teatrore nga Tirana, Beogradi, Prishtina, Podujeva, Prijepola, Bijellopola, e Kollashini etj,. Në fund të gushtit, me 20, do të mbyllet edhe ky manifestim me mbrëmjen e sopranos Gjylie Pelingu me mysafirët.

TVCG