Cungu: S. Resulbegoviq keqpërdori funksionin e tij

August 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Reagimi-i-Selim-Resulbegoviqit-ndaj-deklarates-të-Cungut

    Ulqin, 02.08.2013

 

Ish nënkryetari Resulbegoviq reagoi vetëm pasi qe u shkarkua nga posti i tij.

Shkarkimi i nënkryetarit është rezultat i angazhimit të tij permanent i cili duke shfrytezuar autoritetin e nënkryetarit të komunës keqpërdoroi funksionin e tij duke bërë kontakte dhe ndikime të paautorizuara, për interesa të tija personale. Karakteri i këtyre veprimeve mund të ketë efekte negative në interesat e qytetarëve dhe investitorëve tanë, andaj veprimi  im, ndër të tjera, është ndërmarrur për të parandaluar ndikime të tilla.

Detyrimi im si kryetar komune është për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe ligjshmërinë e administratës lokale.

Angazhimet e paautorizuara që nxisin dyshime për aktivitete korruptive, do të çojë në shkarkim nga detyra  të çdo zyrtari në pushtetin lokal.

Në ndërkohë, gjatë arsyetimit të këtij vendimi në Kuvend, do të kem rastin ti njoftoj më detajisht këshilltaret dhe opininin publik lidhur me mënyren e veprimit të tij.

 

Kryetari
Nazif Cungu