Fejohet Hana Cakuli!

August 3, 2013   | Lajmet / Vijesti

Ka shuar shpresat e secilit djalë që do të donte të ishte mashkulli i saj. Këngëtarja e mirënjohur Hana Cakuli e cila me plot të drejtë çdoherë është vlerësuar si e ëmbla e estradës, fund-muajin që lamë pas ka ndërruar statusin e saj nga beqare në të fejuar, duke mbyllur kështu përfundimisht dilemën e të qenit e ‘lirë’.
Fejohet Hana Cakuli

Këngëtarja e preferuar e shumë shqiptarëve me 28 korrik ka pranuar propozimin për fejesë i cili besohet të ketë qenë momenti më i lumtur i jetës së saj. Kjo sipas një foto-shkrimi i cili është publikuar nga vetë Hana nëpërmjet profilit zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kam kënaqësi me nda me ju, përveç lajmeve për muzikë, edhe momente të rëndësishme të jetës teme. Me 28 korrik 2013 kam pas një propozim romantik në Munchen të Gjermanisë të cilin e kam pranuar pozitivisht & tash jam e fejume!”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja, ndërsa ka ndarë momentin e lumtur me miqtë dhe mediat.
Fejohet Hana Cakuli!

Hana nuk ka dhënë më shumë detaje për djalin fatlum, duke lënë një dilemë pas për të gjithë! Tribuna i uron çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë!

Gazeta Tribuna