Hotel Mediteran vendi i përzgjedhur nga Televizionet e Huaja

August 4, 2013   | Turizmi / Turizam

Hotel Mediteran organizon iftareHoteli po mirëpret dëshirat e shumë televizioneve për të incizuar raportazhe apo intervista në hapësirat e hotelit. Pamja madheshtore nga pishina është një arsye më tepër, rrëfehen moderatorët e programeve.
Televizionet prestigjoze si TVSH dhe Top Channel janë miqtë më të rinj të Hotelit . Televizionet Hajat dhe pink nga Bosnija këtë here me mbështetjen e organizates turistike rikthehen përseri në hapsirat e Hotelit neteve të iftarit me qellimin e promovimit të këtij ambijenti familjar dhe tradicional. Televizionet Kosovare poashtu do rikthehen nga gjysma e muajit për raportazhe direkte nga hapësirat e hotelit.
Gjatë këtyre neteve të bujshme të verës për ekranet e televizioneve Hoteli përvec panoramas spektakolare te Detit dhe Kalasë, ambasador për imazhin e vet po përdor edhe turistët të cilët me plotë dëshirë tregojnë eksperiencat e tyre. Gjithashtu nuk mungojnë dhe surprizat e këndshmë ku rastësisht mund te takosh te pishina apo restorani këngëtar e këngëtare te famshme të cilët vijnë në ulqin për të kënduar.
Si gjithmonë Hotel Mediteran është miku më I afërt I të gjithëve që e vizitojnë.