Abazoviq: Pushteti i përgjegjshëm do ta kthente mandatin

August 5, 2013   | Shoqëria / Društvo

DRITANABAZOVIC
Votimi në Parlament gjatë disa ditëve të kaluara ka treguar se nuk ekziston  shumica absolute për asnjë çështje të rëndësishme, dhe çdo pushtet i përgjegjshëm nga këto shkaqe do të jepte dorëheqje, kanë vlerësuar nga Mali i Zi Pozitiv.

“Është e qartë se nuk ekziston shumica absolute për asnjë çështje të rëndësishme gjë që është parë para dy ditësh përmes votimit, është parë edhe mbrëmë, por edhe sot përmes tërheqjes së rebalancit. Çdo pushtet i përgjegjshëm në rrethanat e tilla thjesht do të jepte dorëheqje dhe mandatin to tua kthente qytetarëve”, ka deklaruar për agjencinë MINA deputeti i Pozitivës Dritan Abazoviq. Ai ka theksuar se megjithatë nuk e pret një gjë të tillë nga pushteti. Abazoviq konsideron se bëhen përpjekje për të simuluar demokracinë nga partnerët më të vegjël në pushtet.

TVCG