Emina Cunmulaj kërkon modele për agjencinë e saj

August 5, 2013   | Lajmet / Vijesti

eminacunmulaj
Modelja shqiptare nga Mali i Zi, e cila është bërë pjesë e shoëbizit amerikan, ka hapur një agjenci të sajën të modës. Ajo këto ditë po qëndron në vendlindje, dhe njëkohësisht, po bënë punë edhe për agjencinë e saj.

Nëse jeni në Mal të Zi këtë javë, provoni fatin tuaj dhe merrni pjesë në audicionet që modelja Cunmulaj po zhvillon në datat 6 dhe 7 gusht, për agjensinë e saj të modeleve. Audicionet mbahen ne lokalin “Buda Bar” në kryeqytetin Podgoricë me datë gjashtë dhe në “Hotel Mediteran” në Becici (Budva) më datë 7 gusht. /reporteri/