Xhensila dhe Besi vizitojn Monte Karlon

August 5, 2013   | Lajmet / Vijesti

Xhensila dhe Besi vizitojn Monte Karlon
Duket se këtë verë po e shijon më mirë nga çdo vit tjetër këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila po kalon pushime mbresëlënëse në të gjithë Europën. Së bashku me të fejuarin e saj, aktorin Bes Kallaku, këto ditë ata kanë ndaluar dhe në Monte Karlo, nga ku kanë postuar dhe foto në profilet e tyre zyrtare në Facebook.

Pas dy vitesh fejesë, kjo është hera e parë që Xhensila dhe Besi “arratisen” së bashku me pushime të gjata jashtë Shqipërisë, duke i kaluar ditët më të nxehta larg koncerteve dhe punës së tyre intensive si artistë.

Në këtë vit, ku Xhensila festoi në një ditë 20-vjetorin dhe dyvjetorin e fejesës, kanë menduar të argëtohen pa fund, për ta kompletuar me këtë udhëtim, ku po i shijojnë edhe më shumë ditët e tyre të mira të dashurisë./laj.me/