BKA organizon manifestimit ”Dita e Diasporës 2013” në Anë të Malit

August 6, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Biznis Klub Anamalit
„Biznis Klub Anamalit“ në bashkëpunim me OJQ „Ora“, organizon veprimtarinë „Dita e Diasporës 2013“.

Manifestimi do të mbahet me 15 gusht në Shas dhe Katërkollë, dhe në kuadër të tij do të organizohen lojëra tradicionale, garat sportive, vizita në kalanë e Shasit dhe programi muzikor në të cilin do të marrin pjesë SHA“Tradita“ nga Ana e Malit dhe SHA “Bashkimi Kombëtar“ nga Nju Jorku.

Ja pra edhe Programi i manifestimit:

P R O G R A M I:

Shas

• 15.00 – 18.00 Lojëra tradicionale: tërheqje litari, hedhja e gurit
Garat sportive: futboll, volejboll dhe shah
( Mbahen te restorant „Shasi“).

• 18.00 – 20.00 Vizitë në Shas, në qytetin e vjetër të Anës Malit
Për vlerat e trashëgimisë historike e kulturore
Të Shasit të vjetër flet z. Gazmend Kovaçi.

Katërkollë

• 21.00 – 23.00 Pjesa kryesore e veptimtarisë „Dita e Diaporës“:
Fjala e organizatorit të veprimtarisë: kryetari i Biznis Klub Anamalit, Kabil Kurti.
Përshëndetjet e të ftuarëve: kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu,
përfaqësuesi i disaporës, z. Xheladin Zeneli
Programi muzikor:
Valle e këngë nga SHA “Tradita“ – Ana e Malit
Këngë e valle nga SHA“Bashkimi Kombëtar“ – Nju Jork , SHBA

• 23.00 – 01.00 Program argëtues për të rinj, DJ-jë dhe një grup muzikor nga Kosova

Jeni të mirëseardhur!