PD uron festën e Fitër Bajramin

August 6, 2013   | Ngjarjet - Events

Fatmir-Gjeka-Partia-Demokratike-Mali-i-Zi

Ulqin, 7 gusht 2013- Partia Demokratike (PD ) me seli në Ulqin,me rastin e festës së Fitër Bajramit,ka përgëzuar të gjithë besimtarët islamë,duke dëshiruar që të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe me të gjithë njerëzit që i rrethojnë.
“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”,- thuhet ndër të tjera në këtë mesazh të PD.
Lideri i kësaj partie nacionale shqiptare parlamentare,Fatmir Gjeka uron qe kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave të na bashkojë dhe unjësojë.
“Muaji i madhërueshëm i agjerimit, sakrificës,përkushtimit,dashurisë ndaj Krijuesit,le të jetë atmosfera e kremtimit të festimit të Bajramit të Madh, të solidaritetit,paqes dhe respektit mes njerëzve vullnetmirë”,- porosit Gjeka.

 

Shërbimi për informim i PD