Treni Beograd – Tivar del nga binarët

August 6, 2013   | Rajoni / Region

Treni Beograd – TivarUzhice, 5 gusht – Një tren i shpejtë i linjës Beograd – Tivar të Malit të Zi ka dal nga binarët në orën 13:30 në dalje të Uzhicës, njofton Blic.Sipas informacioneve të para asnjë prej udhëtarëve nuk është lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Turica, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 20 kilometra për orë.

Sipas vlerësimeve të para, arsyeja më e mundshme për këtë aksident janë binarët e vjetruar.

Koha Net