Urim për festën e Bajramit të Madh

August 6, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

KËSHILLI-NACIONAL-I-SHQIPTARËVE-NË-MALIN-E-ZI-URIME-BAJRAMIMe  rastin e  festës së  Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët  e fesë Islame dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Urojmë që   kjo  festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar  të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë dhe në cdo hap e veprim të jetës sonë, në të mirë  familjeve tona,të afërmve, të shoqërisë dhe në të mirë të kombit.

Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit  edhe ma të madh me njëri tjetrin, si  një vlerë e domosdoshme  edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të  punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të  brezave që vijnë, duke vënë interesin e përgjithshëm   mbi intertesat përsonale.

Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona  me  gëzim,  dashuri,  mirëkuptim  e  solidaritet  të  ndërsjellë  mes njerëzve.

 

Gëzuar !

Kryetari,

Tahir TAHIRI d.v