Komuna e Ulqinit – Urime Fiter Bajrami

August 7, 2013   | Lajmet / Vijesti

Urim per Fiter Bajramit-komunaulqinitTelegram Urimi

Në këtë ditë të shënuar, me dëshirë dhe kënaqësi të veçant dua t’u drejtohem të gjithë besimtarëve musliman  me urimet më të mira dhe më të përzemërta me rastin e festës së Fitër Bajramin.

 

Fitër Bajrami  është festë që kurorëzon  vetëpërmbajtjen e të gjithë atyre besimtarëve të devotshem, të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e mirësisë, përulësisë, sakrificës dhe  dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët.

Kjo ditë më jep rastin që  të gjithë besimtarve musliman t’u shpreh urimet  më të sinqerta  duke u dëshiruar harmoni dhe begati në familjet e tyre.

Urime!

 

   Kryetari i Komunës së Ulqinit

   Nazif Cungu