21.000.000 euro për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në komunën e Ulqinit
Banka Gjermane për Zhvillim jep 21.000.000 euro për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në komunën e Ulqinit
Gjatë kësaj jave në komunen e Ulqinit kanë qendruar përfaqësuesit e Bankes Gjermane për Zhvillim – KFW bankës të cilët bashkë me përfaqësues të komunës së Ulqinit, ujsjellësit të Ulqinit dhe përfaqësues të Vodakomit kanë mbajtur takime pune për të diskutuar lidhur me mënzyre dhe mundësit e implementimit të planit të fizibilitetit për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Ulqinit.
Ky plan i financuar nga KFW banka edhe i hartuar nga kompania gjermane Dahlem, është një dokument shumë i rëndësishem strategjik, i cili duke përfshirë tërë teritorin e komunës së Ulqinit, parasheh investime në fushen e ujsjellësit dhe kanalizimeve që kapin vleren prej 133.916.589,00euro.
Implementimi i këtij plani është i ndarë në tri faza.
Faza e parë e cila parashihet të realizohet gjatë periudhës 2014-2017 kap vleren prej 31.002.633,00euro, faza e dytë nga viti 2018-2022 kap vleren 42.550.952,00euro dhe realizimi i fazës se tretë nga viti 2023-2027 do te kushtoj 60.362.589,ooeuro.
Gjatë qendrimit në Ulqin përfaqësuesit e KFW bankes dhe palët e pranishme diskutuan mbi hartimin e një konstrukti financiar për realizimin e fazës së parë të këtij projekti, për të cilen fazë kjo bankë ka ofruar 20.000.000 euro kredi me interes të butë si dhe një grant prej 1.000.000 euro i cili do të shfrytëzohet nga ndërmarrja për ujësjellës dhe kanalizime për përmirësimin e gjendjës së saj teknike dhe financiare. Lidhur me këte, palët nënshkruan një marrëveshje nga e cila komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja e Ujësjellës dhe Kanalizimeve marrin përgjegjsi të reja të përcaktuara me një dinamikë kohore, përmbushja e të cilave do ti hapë rrugë implementimit të fazës së parë të këtij projekti.
Kryetari i komunës z.Cungu u shpreh se deri tani ky mbetet projekti më i madh dhe më ambicioz për komunën e Ulqinit i cili përveç që do të përmirsojnë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin tonë, do tu hap rrugë investimeve të tjera kapitale, kryesisht në fushen e turizmit.
Ai duke falenderuar banken gjermane për mbështetjen e dhënë, u shpreh se komuna e Ulqinit është në bisedime më ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qendrueshem për sigurimin e mjeteve shtesë me vlerë prej 11.000.000 euro në përmbylljen e konstruktit financiar për realizimin e fazes së parë të këtij projekti që pritet të përfundoj mbrenda vitit 2017.
Konferencë për media
”Investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Ulqin”
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencen për media me temë ”Investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Ulqin”, lidhur me miratimin e kredisë prej 20 milion euro nga Banka Gjermane për Zhvillim.
Konferenca do të mbahet të mërkurën,me datë 14 gusht 2013 në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit me fillim në ora 10.
Në konferencë do të ju drejtohet kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.
Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni në telefon: 030/412-050 ose në
postën elektronike: info@ul-gov.me





