MBYTJA NË DET, VETËDIJËSIMI MBI RREZIKUN MASA MË E MIRË PREVENTIVE

August 13, 2013   | Opinione

mbytja ne detNga: Dr A. Sulejmani 

Mbytja në det është një fenomen mëvete përgjatë cdo brezi që laget nga uji, vacanarisht stinëve të ngrohta tëvitit. Duke qenë një vend bregdetar edhe Ulqini nuk përjashtohet dot nga ngjarjete tilla me pasojë humbjen e jetëve. Fushatat vetëdijësuese si dhe rritja esigurisë në plazhet publike japin shanse të mira në preventivën e rastevetragjike.
Mbytja në det hy në ngulfatjet(mekanike) e traktit respirator përmes lëngjeve e te ngjashmeve si këto. S’domend që më të rrezikuarit e këtij procesi janë pasionantët e ujit (notarët,zhytësit). Pastaj, fëmijët e vegjël, alkoolistët si dhe të sëmurët kronik(epilepsi, hipertension, dijabetes melitus,

depresion, anksiozitet, autizëm, diagnozat kardi-respiratore). Jorrallë-herë ceket që ‘’i mbyturi ishte një notar i zoti’’. Vërtetë ata shpeshbëhen personazhe fatkeqe të kësaj drame nisur nga pasioni i madh i tyre përatraksionet në ujë si dhe avanturat rekorde me kohën dhe thellësine. ‘’Me ujëdhe zjarr nuk bëhet lojë’’ e thotë populli. Në cdo rast hapet dosjamjeko-ligjore, e cila përcakton karakterin e humbjes së jetës(aksident,vetëvrasje, vrasje).

Mekanizmi i mbytjes ne det është lehtëi kapshëm. Njeriu e ka element te domosdoshem praninë e oksigjenit (vecanarishttruri). Me humbjen në ujë organizmi i njeriut për disa minuta shmangë depërtimin e ujit në traktin respirator.Por, pas kësaj pason frymëmarrjareflektive e thellë për pasojë dhunimi i rrugëve respiratore nga lëngjet.Në këtë shkak organizmi reagon me rrahje të shtuara të zemrës (takikardi) me qëllimin që me cdo kushttë prevenohet demtimi i pakthyeshëm i funksioneve të trurit nga hipoksemia.Nëse kjo nuk arrihet dot atëherë sistemi kardiak zvogëlon e dorëzon rrahjet (bradikardi) deri në arrest kardiak. Përshkruhen edhe mekanizma të tjerë më të rrallë tëtë mbyturit në ujë. Gjithashtu, fataliteti ndryshon kohë varësisht asaj nësekemi të bëjme me ujra të njelmta apo jo, nëse bëhet fjalë për mbytje në ujra tëthella apo të cekta, në temperatura te ulëta apo të larta. Shpresat janë mëkohëgjata në ujrat e ëmbla, në thellësitë modeste dhe në temperaturat e ulëtahidrike (hipotermia mbron nga hipoksemia).

Mbytja në det është nga ata pasoja nëtë cilat preventiva luan rol kyc. Personeli i cdo plazhi duhet të ofrojë sherbim profesional në përshkrimin erelievit detar dhe të tjera sinjalistikave të nevojshme, shënjimin e zonave merrezikshmëri të vecantë, definimin dinjitoz dhe mbikqyrjen e brezit teperkufizuar detar si dhe infrastrukturën e kërkuar infrastrukturore dhenjerëzore. Nga ana e pushuesve biepjesa tjetër e përgjegjesisë: kujdesi i vecantë për minorenët dhe të sëmurëtkronik, dëfrimi në rajone të sigurta (afër brigjeve, notuesve, shpëtimtarëve),neglizhim i notit dhe zhytjes pas racioneve ushqimore, alkoolit, drogave,qetësuesve, në kontraste temperaturash (gradualisht), në thellësi të panjohura.

Rolin e shpëtimtarit duhet t’a bëni në cdo rast që gjykoni se nuk rrezikonijetë të tjera. Parakushte jane notuesit profesionistë, shëndetplotë, të paisurme mjete shpëtuese(pluskuese, kamerdare, llastëk, motor uji). Në cdo rast irrezikuari gjendet në gjendje paniku, cka rrezikon më shumë se një jetë.
Gjithcka që duhet bërë në rastet e nxjerrjes së viktimës potenciale është tëpërcaktoni statusin e tij jetësor duke palpuar ndonjë enë gjaku (zakonisht nëqafë) ose duke percjellur lëvizjet e kafazit të kraharorit. Në rastet kurvërtetoni se ka shenja optimale jete personi akomodohet me bazë krahun dhekëmbën e asaj ane (që të mos aspirojë sasi të tjera uji që ndodhen në lukth).

Në rastet pa shenja jete filloni me reanimacionin kardio-pulmonar pa humbjekohe. Gjithcka që duhet të bëni është të riclironi rrugët e frymëmarrjes dhet’i riajrosni ato. Personi vendoset në pozicion shpinë kurse shpëtimtari nisëmasazhën e zemrës (me vendosjen e njërës pëllembë në mesin e kraharorit-sternumdhe tjetrën mbi këtë në rol pompe-shtypjeje 3-5cm). Në rastin e një shpëtimtaritë vetëm pas 5 shtypjesh të kraharorit jepet një frymëdhënje, kurse tek praniae dy shpëtimtarëve raporti sillet në 15:2 (shtypje-frymëdhënje). Pas cdo 60sekondëshi kontrolloni nëse ka shenja jete. Prania e pulseve ose lëvizjet ekafazit flasin për sukses nga dhënja e ndihmës së parë. Më tej pacientitransportohet në pozicion krah-këmbe për kurën profesionale në repartinintenziv të stacionit më të afërt spitalor.
Pavarësisht hapave gjigand teknologjik, frymemarrja artificiale ende sot mbetetzbulim modest që i reziston kohëve dhe ideve. E thonë edhe mjekët e karrieravese: ‘’Nëduart e një eksperti, masazhi shërben për të pompuar gjak në zemër dhefrymëmarrja për të oksigjenuar gjakun.”
Gjithsesi, për temën në fjalë vetedijësimi i cdo pushuesi mbi rrezikun dhesiguria profesionale në plazhet publike janë pikat kyce në parandalimin dheshpëtimin e mbytjeve në det.

Dr A. Sulejmani