Armend Milla ne shoqerine e Rita Ores

August 16, 2013   | Lajmet / Vijesti

Kengetari i mirenjohur nga Ulqini Armend Milla ishte ne shoqerine e Rita Ores gjate vizites se saj ne Ulqin. Ai me Rita Oren, Elena Oren edhe prinderit e tyre Besnikun edhe Veren kane kaluar nje dite te mrekullueshme duke shetitur me anije ne lumin Buna dhe plazhin e Ades. Prinderit e Rites kane blere nje shtepize ne Lumin Buna dhe ajo e bene qe ato te jene qytetar te Ulqinit.
Armend-Milla-Rita-Ora

“Miqesia me familjen Sahatciu ka filluar ne Londer vitin e kaluar kur isha ne studime te Masterit, ne ate kohe punoja ne “Queens Arms Pub” si menaxher, ku pronar ishin Bekim Sahatciu, vellai i Besnikut, Bujar Mustafa, Besim Mustafa dhe Besniku vete. ” thote Armendi.

Padyshim, prania e Rita Ores ne Ulqin ka cuar ‘pluhur ‘ si ne mediat e rajonit, ashtu edhe mediat boterore, keshtu qe Ulqini si qytet ka arritur te permendet gjithandej. Familja Sahatciu-Ora jane familje qytetare qe artin e kane ne rrenje; babai i Besnikut, gjyshi i Rita Ores ishte Besim Sahatciu, nje nder regjisoret me te mire te ish Jugosllavise.
Armend-Milla-Rita-Ora-1

” Edhe pse Rita Ora eshte tashme nje yll boteror, ajo ka mbet e thjeshte dhe shume e afert me familjen e saj, cka e rrit akoma me teper vleren e saj si artiste, dhe nje prej komenteve te saja qe me la pershtypje ishte ” u knaqa me familje, jam duke ngrene supa dhe gjellera qe mi pregatit mami” shton Armendi.

Ne foto gjithashtu eshte edhe Elena Ora, motra e Rites e cila eshte perkrahje e madhe e Rites sepse eshte ne menaxhmentin e saj dhe kontrollon te gjitha informacionet dhe organizimet e Rites. Padyshim qe prania e Elenes eshte shtytes i madh per Riten.