Nika: Vështrim kritik- Fotoekspozita e Marubit

August 19, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Muhamed-NikaShkruan: Muhamet Nika

-NJË MOSDIJE ME NJË MOSDASHJE….??!!

 

Duke shikuar në arkivin e faqes për kulturë , në internet/ Lajme nga Ulqini, shkëputa nga faqja  e  tij , disa fjali provokuese , të cilat  më nxisin që edhe një herë të merremi  me  ekspozitën  e  Marubit të organizuar në Ulqin…. Kësaj radhe, duke iu kthyer me logjikë të ftohtë,e pa emocione, pata përshtypjen, se, epshi, për të manipoluar, me Marubin,  shkonte aq larg ,  sa që  permes ekspozitës, shihej, se ngatrroheshin kohët dhe ngjarjet. Ndaj mendimin që njeriu, edhe në se është i paditur, dhe është i vetëdijshëm për këtë, ai prap mund të organizojë, diçka të mire e me vlerë, sepse mosdijen, mund ta kompenzojë me vullnetin për ta bërë një punë mirë dhe bukur. E kjo arrihet duke pyetur të  tjerët, për problemet  , që i kanë më pak të njohura, mirëpo mjerisht këtu të ne , si duket nuk është duke ndodhur një veprim i tillë….

Para se të flasim për problemin, mendojmë se, në fillim, nevojitet të  cekim që Marubi, si Italian që ish, ai në të gjithë Malin e Zi, për hesapin tonë, mund të ketë   bërë rreth 2- 300 fotografi, ndërsa, nga ana e tjetër, dihet që ky ,  kishte  realizuar edhe fotografinë e parë në Shkodër.

Andaj për këtë, kësaj radhe, objekt i yni ,i trajtimit,  do të jetë çështja e abuzimeve dhe falsifikimeve të mundshme, të bëra, përmes fotografisë. Mendojmë  që edhe plagjiatet kulturorte, duhet doemos  të diskreditohen e sidomos, kur shohim që  pas tyre qëndrojnë institucionet  e  qyteteve fqinje, Shkodër  e Ulqin,  kurse në rastin konkret edhe  Bashkimi Evropian.

Faji në këtë rast, kuptohet që  nuk është edhe aq i institucioneve politike e publike, por “ i meritumit-  profesional”, i  cili  qëllimisht dhe me vetëdije  lë hapësirë manipulimi duke rrezikuar njollosjen e vet,  dhe të  institucioneve që   mbështesin  projektin e tillë….

Mirëpo, le të hyjmë në  problem  duke sjellur  tekstin ku thuhet:” Komuna e Ulqinit dhe Bashkia e Shkodrës, po realizojnë një projekt për promovimin e turizmit nëpër mjet trashëgimisë kulturore.

“Projekti ka për qëllim zhvillimin e turizmit të këtyre dy vendeve përmes promovimit të trashëgimisë kulturore të përbashkët, në veçanti trashëgiminë e familjes së famshme të fotografëve- Marubi”, thotë Edin Mehmeti, menaxher i projektit dhe koordinator për projektet IPA, pranë Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, në Komunën e Ulqinit “

 Ose testin tjetër  i cili  edhe më tej sqaron çështjen, si vijon:”…UHAP  FOTOEKSPOZITA NË KUADËR TË PROJEKTIT MARUBI……”

“….Ne mbremjen e djeshme, ne muzeun e kalase u hap Foto-ekspozita “ Nje shekull fotografi – Ulqini dhe rajoni 1860-1950”, ne kuader te projektit “Marubi – një model bashkepunimi mes Shkodrës dhe Ulqinit” i finansuar nga Bashkimi Europian ne kuadër të programit për bashkëpunim ndër kufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 

Ekspozita tregon 45 fotografi me motive personazhesh dhe panoramesh te rajonit nga fotografet e familjes Marubi, Rudolf Mosinger dhe Shan Pici si dhe disa akoma te paidentifikuara.

Inaugurimin solemn e benin Kryetari Cungu,  Ambasadori i Shqiperise ne Mal te Zi Tonin Beci, perfaqesuesja e Bashkimit Europian znj. Donata von Sigsfeld, drejtori i Qendres per Kulture Dr. Nail Draga dhe drejtoresha e muzeut Mileva Nikolaidis.

Falenderojme vecanerisht kolektoret lokal per kontributin e tyre me fotografi  per realizimin e ekspozites: Jusuf Lika, Dr. Ruzhdi Ushaku, Safet Cungu, Hasim Resulbegu, Cano Lazoja, Halil Ramusha, Ali Kasmi dhe Jozo Briskovic.”

 

Ndoshta edhe jemi subjektiv, por krijohet përshtypja, se, dëshira për të vrapuar    pas ”  presë së majme “ që ofrojnë projektet e huaja  ,  mund të jetë bë  motiv , për  abuzim…Shuma  me të cilën fitoi projekti, llogaritet të jetë mbi 80 mijë ,  nga të cilat 40mijëi fitoi Shkodra e 40 mijë Ulqini…. Kësaj pune dhe trashjes së zullumit, për momentin, di t’i  ndihmojë edhe dëshira e flaktë e disave për gjetjen e rastit, për të mbuluar autoritetin  deficitar të së kaluarës , duke u ngritur mbi të tjerët…,  mendojmë për disa që niveli i statusit aktual shoqëror nuk  u korrespodon me  statusin,  origjinës së dikurshme të tyre…Andaj, një fotografi, në aparatin e Marubit, të para ardhsit  të vetë,  do të  thoshte  shumë…..

Realizimit të projekteve të   tilla ,  para  donatorëve të  huaj , u shkon në favor  edhe mbështetja nga pushtetit vendor, sepse,  është kusht për kalimin e projekteve të shumta, gjë që nga pushteti i më parshëm ka munguar  në masë të madhe të paktën për qarqe të veçanta. Kjo është edhe njëra nga arsyet që grupeve të  interest, u  nevoitet tej mase pasja e pushtetit në Ulqin e sidomos projekteve të mëdha , që mund të priten nga donacionet e huaja.. Kuptohet , që mbështetja, nuk do të ishte  diçka e keqe , por nëse   pushteti i shumicës , bën  përzgjedhje selektive të projekteve të shumta në fafor të njërit apo tjetrit grup,   nuk do të ishte në rregull.

Që diçka me projekt të fotografive nuk shkonte, dhe  ngjallte dyshimin ,ishte vazhdimi  i praktikës së fshehjes  , pas emrave të  personaliteteve…, por që mjedisi nuk i njeh “ si kolektorë  fotografie”, ose nuk shihen se janë  parë edhe aq fort me  aparat  të hedhur krahut ?!!… Zakonisht, në të këtilla raste, emrat e përveçëm të qytetit, u gjinden aty, që të  shërbejnë si maskë ,  për të maskuar hilen!

Sipas nesh,nga 40 votografitë,  e ekspozitës, shumica e tyre nuk kishin të bënin fare me Ulqinin, e as me kohën e Marubit…  Të gjithë jemi të vetëdijshëm se,Fotografia , për këto hapësira, në vitet 1850- 1900 ,  dihet se ka qenë luks  i rrallë. Ndërsa vetë familja Marubi, me shegertet e tij(të birësuar), ishte ekskluzivitet, në radhë të pare dhe luks i  oborrit mbretëror të Mbretit Nikollë…Kështu që , na duket se është shumë vështirë të bindësh dike , që Marubit, i  takoi , që në Ulqin, të fotografonte  njerëz  të zakonshëm.

 

Sa fotografi pat bërë Marubi  dhe kush i publikoi  për opinion në Ulqin?!!!

 

Këtu në vazhdim, shkëputëm vetëm disa fotografi, të fotoekspozitës së Marubit,që s’kanë lidhje me Marubin?!!!

Albanien in Kotaro

Albanian Horse-Dealeres in Cataro”,1908- shqiptarët me kal në Kotorr

F.Hamillton Jakson, “The Shores of the Adriatik”

Full text on project Gutenberg

http://www.gutenberg.org/files/30548/30548-h/30548-h.htm

Për Marubin, koleksionisti prodhimtar i fotografive nga Ulqini, Gazmend Çitaku , ceku, që   ai , në Ulqin , nuk duhet të ketë bërë  shumë  fotografi ….?!!Dhe se e tija duhet të jetë ajo  me pamjet e Ranës së Ulqinit , kurse   këtë , Çitakut ia   dëshmoi,  ish -drejtoresha e Arkivit –Marubi, në Shkodër, zonja Seliha Osmani.

Çitaku , i pyetur nga ne, se përse, nuk i kishte takuar kënaqësia të ishte i  përmendur  në  ekspozitë, në mesin e shumë vetave,  ose të “kolektorëve lokalë”,  të  përmendur në tekst… u shpreh se ka qenë i anashkaluar.

Kuptohet që pyetja , nga ne, i kish arsyet e veta , dhe ishte reale, sepse   fotografitë e para, të Marubit , pa i  veçuar, këtu në Ulqin, i  kemi pare të publikuara, gjatë viteve 90,  në faqet e revistes lokale Kronika , që Çitaku bashkëdrejtonte .Tjetër, me shitjen e redaksisë së  Kronikës,  ai deklaron se fotografitë  e  tija për Ulqinin,I kishin mbetur në një kompjuter të redaksisë…?!!!

hoxhe Bushati

Fotografi  e pas luftës së dytë botërore e hoxhë Bushatit,

 me disa turist që s’ka lidhje me Marubin?!!!

Kurse , mua , pasi dëgjova rrëfimin e tij, s’di  pse,  në moment mu kujtua  puna e qyqes dhe urrejtja  që kemi ndaj saj . Në të vërtetë  qyqja , nuk bënë punë tjetër, të urryer,  përveç se  vezët  e saja, ia vë  tinëz, një zogu tjetër në çerdhen e tij, që t’ia çelë e rrisë…, me siguri  këtë e bënë nga përtacia, ose  ndosht është e “zënë me punën e vajtimit të vëllait  Nasufit  e Isufit”,  që  populli beson se , ajo i  vajton, sa herë që hap gojën dhe bënë Kuku… ! Mbase ky veprim  i qyqes edhe do të ishte i kuptueshëm, por nuk është i tolerueshëm, sepse zogjtë e qyqes, si fillojnë e mëkëmbën, ia nisin t’i gjuajnë poshtë çerdhës, zogjtë e shpendit tjetër?!!! Shpresojmë që me asociacione  të këtilla të momentit  jemi në rregull dhe s’kemi nevojë për shqetësim.., si do kudo lexuesit e faqes le të nxjerrin  vetë mësim?!!!

Pas Marubit rradhën munda ta ketë ndoshta, edhe fati I fotografive, të  austriakut, Allfred Wollner, i cili para do kohëve ia dhuroi Ulqinit fotografitë e tija të bëra në Ulqin.Tërheqim vërejtjen, se këtu në Ulqin,  mund të ngjajë që edhe  ekspozita e  austriak Allfred Wollner, që është një mjek dhe  i cili  diku rreth viteve 60, kish qendruar mysafir në Ulqin, duke bërë shumë fotografi ,të shndërrohet lehtë në legjendat  e “historive  të shekullit të Marubit”, pa çka se sot “është shekull  informacionit .”

Rrëfehet  se mjeku  i përmendur kish  qëndruar si mysafir në Ulqin  dhe kish bërë shumë fotografi…  Tregohet se ai, duke ndjekur para  disa viteve, rastësisht,  shfaqen , në Austri  të  një grupi folklorik nga Ulqini, në kohën e Gëzim Hajdinagës, si kryetar I komunës së Ulqinit, në  shenjë hareje, kish filluar të ngazëllehej nga salla …, dhe në fund të shfaqes, pas sqarimit të çështjes, iu kish dhuruar të gjitha fotografitë e bëra…

Më pas nga  koleksioni i  austriakut,  ishte  organizuar botimi i tyre, nga zotri Çitaku  dhe ishte shfaqur një ekspozitë “ me karakter të përhershëm në  shtëpinë e Kultures , në Ulqin….” , Pasi çështja e ekspozitës  së vendosur në Galeri,filloi e u harrua, bashkë me  karakterin   e i saj  të   përhershëm…, çuditërisht, ngjau që me kalimin e kohës, në mungesë informimi,  të harrohej edhe vetë karakteri i   ekspozitës. Kurse , më pas, një ditë prej ditëve,  gazetari i  TV Teutës, Ibrahim Berjashi, deklaroi në një reportazh: “ Se dikush , “gjoja” kish organizuar ekspozitë të fotografive në Ulqin dhe më pas ishte zhdukur, duke lënë pas, fotografitë…)?!!! Sido kudo , pas këtij  reportazhi,  ekspozita u tërhoq…, por fati  i saj , mbase  mund të mos dihe edhe sot… Ishalla  edhe kjo nuk  prodhon sërish  hallocinacionet e  përmendura, dhe nuk na takon, që përsëri, të dëgjojmë legjenden e qyqjes  për Nasufin e humbur…

E kështu sërish mund të  na ngjajë,  që  në një ekspozitë tjetër  të mundshme,  të austriakut,  pas disa  viteve…,  të dalë, që edhe  ai, të ketë rrokur , në aparat,  ashtu si Marubi edhe njerëzit  më të zakoshëm të  kohës… Zbulimi i thesareve të Ulqinit, po duket Vazhdon???!!!

Xhamia-Kisha

 

Edhe kjo fotografi  nga ekspozita,njohësit e problemit,cekin,se-nuk ka lidhje me Marubin?!!.