“Shqipëria Natyrale”, deputeti shqiptar në Mal të Zi rrezikon 15 vjet burg

August 22, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

sinishtajPeticioni i iniciuar nga analisti, politikani dhe ideologu Koço Danaj “Shqipëria Natyrale” ka nxitur tension në Mal të Zi, dhe mund t’i kushtojë një deputeti shqiptarë deri në 15 vjet burg.

Sipas te përditshmes malazeze DAN, tensioni është ngritur pasi Vasel Sinishtaj, udhëheqës i partisë Iniciativa Qytetare, deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe pjesë e qeverisë malazeze ka thënë se do ta nënshkruajë peticionin.

Sinishtaj mund të përballet me 15 vjet heqje lirie për deklaratën e tij, nëse Zyra e Prokurorit mund të inicojë procedurën me akuzën për rrezikimin e integritetit territorial të Malit të Zi.
Sinishtaj është shprehur se ai do ti përgjigjet thirrjes së Prokurorisë, nëse ajo ka një arsye të fortë për të nisur një hetim të këtij lloji. Ai ka shpjeguar se deklarata e tij se do të nënshkruajë peticionin për rishikimin e kufijve, nuk do të thotë se e mbështet atë.
Sipas Sinishtaj, dy deputetë të tjerë shqiptarë, të cilët janë shprehur publikisht se nuk do ta nënshkruajnë peticionin, Fatmir Djeka, dhe Genci Nimanbegu, “mendojnë ndryshe në zemrat e tyre”
Projekti “Shqipëria Natyrale”, iniciuar nga Koço Danaj në vitin 2010 bën thirrje për vendosjen e kufijve, siç përshkruhet në deklaratën e një shekulli më parë të miratuar nga Kuvendi i Vlorës.

 

Bota Sot