Cungu priti në takim organizatorët e festivalit të muzikës Southern Soul Festival

August 23, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif-Cungu-Organizatoret-Southern-Soul-Festival-MontenegroKryetari i Komunës së Ulqinit priti në takim organizatorët e festivalit të muzikës Southern Soul Festival

Kryetari i Komunës së Ulqinit priti në takim organizatorët e festivalit të muzikës Southern Soul Festival Montenegro i cili u mbajt në qershor të këtij viti në plazhin Dolcinium Kite Beach në Ulqin.
Ata u shprehen të kënaqur me mbarvajtjen e këtij festivali i cili u organizua për herë të parë dhe ka pasur një numër të konsiderueshem pjesmarrësish.
Poashtu ata falenderuan komunën e Ulqinit dhe të gjitha institucionet tjera për kontributin e dhënë duke u shprehur se gjatë muajit shtatorë do të fillojnë pregaditjet për organizimin e edicionit të dytë të këtij festivali i cili që do të organizohet në qershor të vitit të ardhshem.
Kryetari Cungu i falenderoi organizatoret duke u shprehur se për organizimin e këtij festivali ka pasur lavdata si nga ana e institucioneve relevante ashtu edhe nga qytetarët e Ulqinit. Ai u shpreh i knaqur që pregaditjet për organizimin e edicionit të dytë do të fillojn në shtator dhe theksoj që mbështetja e komunës së Ulqinit do të jetë edhe më e madhe si nga ana financiare ashtu edhe nga promovimi i këtij aktiviteti.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE