Fluks udhëtarësh në kalimin kufitar Sukuibin – Muriqan

August 24, 2013   | Rajoni / Region

Fluski është vazhdimisht në rritje si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Shqipëria.
muriqan-sukubin

Pika e përbashkët e kalimit kufitar Muriqan-Sukobin këto ditë të nxehta të verës po njeh numrin më të madh se asnjë vit tjetër të qarkullimit të shtetasve. Vetëm  gjatë 15 ditëshit të muajit gusht në këtë pikë kalimi kufitar janë përpunuar 194.134 shtetas dhe 32.851 mjete.
Për këtë  po punohet me kapacitet të plotë dhe puna po ecen me mjaft shpejtësi.
Gjatë muajit korrik përmes kësaj pike kalimi kufitar kanë qarkulluar 230 mije vete  me 55.206 mjete. Së bashku edhe me gushtin rreth 420 mije persona kanë kaluar përmes kësaj pike kalimi kufitar në Shqipëri.
ABC