Cungu ben takim lidhur me projektet infrastrukturore ne vitin 2014

August 26, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Cungu takim me bashkpuntoretKryetari i Komunës së Ulqinit Z. Nazif Cungu dhe bashkëpunetorët e tij patën sot një takim pune me znj. Natalija Jovoviq projektuese nga SH.P.K për komunikacion dhe inzhenjering lidhur me projektet infastrukturore që duhet të pergatiten për realizim në vitin e ardhëshëm. Takimi u fokusua në projektet nga lemi i komunikacionit dhe vendparkimeve. Krahas tjerash në takim është rënë dakord për aktivitetet dhe obligimet që duhet të përfundojnë me qëllim të pershpejtimit të procesit të hartimit të projekteve nga të cilët do të veconim vazhdimin e punimeve në Bulevardin pas urës në Port Milenë, rregullimin e infrastrukturës rrugore në PDU Fusha e Ulqinit me theks të vecantë në rrugën servisore pranë bulevardit.
Poashtu ësht[ analizuar edhe mund[sia e hartimit te projektit gjeneral p[r magjistralen nepërmes Mavrianit, Limanit dhe Pinjesh Pylli i Pishave. Pas takimit te pranishmit vizituan lokacionet me qëllim të analizës së situatës në teren.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE