Miss Ulqini 2013, eveniment që pershëndetet nga Hoteli Mediteran

August 26, 2013   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ne muret e qytetit të vjetër me daten 24.08.2013 eshte mbajtur evenimenti prestigjoz i zgjedhjës së vajzës e cila do perfaqësoje Ulqinin në konkurset e bukurisë.

Duke venë në dukje rendësine e këtyre evenimente për qytetin e Ulqinit , Hotel Mediteran në bashkëpunim me Organizaten Turistike dhe menaxheren e projektit Aleksandra Shofranac jep kontributin e vet per kete shfaqe.
Selatin-Gjeloshi-Mis Ulqini 2013-HotelMediteran

Drejtori i Hotelit Mediteran, z.Selatin Gjeloshi shprehet se në turizëm evenimente të tilla jane pothuajse të domosdoshëm dhe që për këtë arsye Hotel Mediteran gjithmonë përpiqet që të jetë i pranishëm dhe të kuntribojë në evente të tilla.
Këtë here përshtypjet më të mira shkojnë edhe në Itali, ku pjestari I jurisë  ishte një partner i ri i Hotelit në fushen e marketingut,
misulqini2013

Dr. Alessandro Villa i cili drejton nje reviste prestigjoze me tematike Udhëtimi dhe Evenimentet, I cili shprehet : evenimentet janë mjetet më të mira per transmetimin e nje mesazhi, dhe ky mesazh mund të jete veteftues ne nje destinacion.

Selatin-Gjeloshi-Mis Ulqini 2013-HotelMediteran-1

 

Hotel Mediteran ofroi dhurata simbolike për vajzën fituese dhe shoqerueset e saja, gjithashtu organizatorja e projektit Aleksandra u surprizua me dhuratën : Sallen e Konferencave për takimin e saje të rradhës  në fushën e biznesit duke I dhënë mundesine per takime  të vogla, prezantime dhe konferenca deri në 200 të ftuar.  Salla poseduar paisjet më modern për realizimin e një takimi te sukseshëm dhe professional,  urojmë që nga ky takim të dalin si rezultat ide të reja dhe frytdhënese për ti dhënë ngjyre qytetit tone me evente të hareshme.