‘Muzat e Alpeve’ mbledhin letersine ne Bjeshket e Rugoves

September 2, 2013   | Kulturë / Kultura

Muzat e Alpeve 2013-1Manifestimi letrar “Muzat e Alpeve 2013″, organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtareve nga Kosova, Shqiperia dhe Mali i Zi “TEUTA”, synon njohjen, afrimin, shkembimin e shkrimtareve te rajonit. Ne gjirin e Bjeshkeve te Rugoves, shkrimtare shqiptar e malazez nga Kosova, Shqiperia dhe Mali i Zi u bashkuan rreth vargut per te deshmuar edhe nje here se jane poetet ata te cilet trasojne me se miri rrugen e perafrimit ndermjet popujve. Karvani i “Muzave te Alpeve” me emra te njohur te letersise shqipe dhe malazeze si: Jevrem Berkovic, Mirash Martinovic, Safet Hadrovic, Sadik Bejko, Entela Kasi, Ibrahim Kadiru, Agim Vinca, Rexhep Ferri etj., filluan me viziten ne komunen e Pejes dhe ate te Decanit.

Shkrimtari dhe publicisti nga Kosova Ibrahim Kadriu, anetar i bordit te Shoqates Rajonale te Shkrimtareve “Teuta”, tha se :“Synimi i “Teutes” eshte te bashkoje popujt e Gadishullit Perendimor. Ndersa, hyjneshat e artit dhe te letersise, duke artikuluar zerat e “Muzave te Alpeve” te cilat ne kete rast vine nga Bjeshket e Kosoves, kane ate forcen mrekulliberese te zanave te maleve te cilat nuk kane kufij mes tyre. Ndersa, kufizimi i aktiviteteve dhe kushtezimi i tyre me mungese materiale eshte nje mungese interesimi nga institucionet perkatese dhe vleresim i padenje i nje aktiviteti me nje peshe dhe shtrirje te tille. Megjithate,shpresojme ne mbeshtetjen e ardhshme te te tria qeverive”.
kasi

Poetet te ndryshojne pasqyren e gabuar per popujt e Ballkanit
Shkrimtarja Entela Kasi, kryetare e Pen Qendres se Republikes se Shqiperise tha per DW-ne se:”Per sa i takon konceptit, ishte nje organizim jashtzakonisht i bukur ne nje mjedis Alpesh dhe ne nje vend muzash nga te cilat jane frymezuar poetet si Azem Shkreli, emrat te cileve mbeten testament i letrave shqipe. Une falenderoj shoqaten “Teuta” per kete sipermarrje teper te veshtire ne aspektin e promovimit te kultures ne kushte te dy vendeve, te cilat ende nuk kane ndertuar vetveten me ekonomine e tyre dhe nuk kane ne program promovimin e identitetit kulturor te shqiptareve, si nje popull me kulture te lashte e mbi te gjitha, mjaft paqedashes”. Ndersa, per shkrimtarin Safet Hadrovic “nga Rozhaja,”Muzat e Alpeve” kane shtruar para nesh nje rruge te mire per te ardhmen qe te njihemi, te perkthejme librat tane, te bartim kulturat e njeri-tjetrit ne brezat e rinj dhe te prezantohemi ne bote si popuj te qyteteruar cfare edhe jemi. Sepse, eshte misioni yne qe pasqyren e gabuar per ne ta ndryshojme”.

“Celesi i Humbur” botohet ne gjuhen malazeze
Ne kuader te aktiviteve dyditore eshte promovuar permbledhja poetike “Celesi i Humbur“ (Izgubljeni kljuc) i poetit te Kosoves Ali Podrimja, botuar ne gjuhen malazeze nga Shoqata e Malazezve te Kosoves, te cilen para vdekjes poeti i ndjere e kishte lene per redaktim tek miku i tij, Mirash Martinovic. “Nje liber i ndertuar mbi celesin e metafores, i cili i flet kohes se ekzodit biblik kur mbi 1 milion shqiptare braktisen trojet e tyre nga regjimi i Serbise, per t’u nisur drejt rrugeve te botes, vertet drejt humbjes se origjines se tyre”, vleresoi kritiku dhe poeti nga Kosova, prof. dr. Agim Vinca. Perderisa, per botuesin, Vujicic: “Botimi i vepres se poetit te madh shqiptar ne gjuhen e tij eshte nje hap i metutjeshem ne rrugen e trasuar tashme nga poeti malazez Radovan Zogovic dhe i vellazerise se Jevrem Berkoviqit me Ali Podrimjen, te cilet ishin shembull se si duhet cmuar vlerat e tjetrit dhe si duhet bashkejetuar me popujt fqinj”
Muzat e Alpeve 2013

Cmimi “TEUTA”i ndahet shkrimtarit malazez Jevrem Berkovic
I ftuar nderi i manifestimit ishte Jevrem Berkovic, poet malazez, prozator, dramaturg, historiani, analisti i aktualiteteve politike dhe humanist, i cili shquhet me botimet e tija mbi te drejten e popujve te rrezikuar. Disidenti i regjimeve pushtuese e shkombetarizuese si pasoje e te cilave per disa vite jetoi ne ekzil , me zerin dhe penen e tij u vu ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve te Kosoves ne kohet me te veshtira. Me kete motiv, keshilli iniciativ i Shoqates Rajonale te Shkrimtareve (Kosove, Shqiperi, Mal i Zi) “Teuta”ne kuader te takimit te pare “Muzat e Alpeve” vendosi qe cmimin “TEUTA” t’ia ndaje autorit te 70-te veprave Jevrem Berkovic. Zv/ministri per Kulture, Rini dhe Sport ne qeverine e Republikes se Kosoves, Hajdin Abazi, premtoi se:”Muzat e Alpeve”, nje ngjarje e vogel nga permasa por me jehone te madhe do te gezoje mbeshtetjen e MKRS-se edhe ne te ardhmen”.

Cmimi “TEUTA”, ka rene ne duart e duhura, sa per vepren letrare poaq per angazhimin intelektual gjate lufterave te viteve ’90-te qe perfshinre rajonin, tha per DW-ne shkrimtari i mirenjohur malazez Mirash Martinovic, njeri nder tre themeluesit e ShRSh “Teuta”: “Sepse, Berkovici, ne vend te dallimeve dhe lufterave fliste per paqen dhe pajtimin, per miqesine dhe shkembimin, ne cfare ishte krejt i vemtuar. Por, vetmia nuk ia lekundi aspak guximin, duke kerkuar qe ata t’ i pershtaten atij dhe jo ai atyre. Koha i dha te drejte dhe vertetoi qendrimet e tij me nje PO te madhe. Ai ze i guximshem, edhepse ka qene vetem nje drite e vockel ne nje det erresire dhe cmendurie, ka ndricuar dhe ka dhene shprese. Per kete shprese Brkovici e ka merituar Cmimin “Teuta”!”
Jevrem Berkovic-muzat e alpeve-2013

“Muzat e Alpeve 2014″ do te mbahen ne Malit te Zi
Jevrem Berkovic, vellam i poetit te ndjere te Kosoves Ali Podrimja dhe pasardhes i denje i poetit malazez Radovan Zogovic,i cili me 1937 me ciklin “Ardhesit-Kenget e Ali Binakut”, nxori ne pah shpronesimin, perndjekjet dhe padrejtesite qe po iu beheshin shqiptareve te Kosoves nen sundimin e Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene, iu drejtua te pranishmeve: “Ne emer te varrit te Zogoviqit, ne emer te vellazerise sime dhe te Ali Podrimjes, ne emer te te gjithe atyre historive te popullit malazez dhe shqiptar, qe pasardhesve te atyre te cilet ua vrane edhe te shenjtin shpend-lejlekun nen cati, te mos silleni ndaj tyre ashtu sic jane sjellur paraadhesit e tyre ndaj paraardhesve tuaj. Te gjithe ata, madje edhe malazezet te cilet Kosoven e perjetojne si shtet te tyre, prezantojne nje dekor civilizimi per shtetin e Kosoves, cfare Evropa do te dije ta vleresoje. Une e di se ashtu do te jete!”.

“Muzat e Alpeve” te cilat sivjet jane mbeshtetur nga Ministria per Kulture, Rini dhe Sport e Kosoves, Komuna e Pejes dhe Komuna e Decanit, vitin e ardhshem do te barten ne Alpet e Malit te Zi. Nje pjese e aktiviteteve do te mbahet ne Ris, qytetin e lashte te selise se mbretereshes ilire, Teuta. Ndersa, orientimi i bordit te shoqates eshte qe cmimi letrar “TEUTA”per veper jetesore vitin e ardhshem t’ i ndahet poetit, prozatorit dhe publicistit te shquar nga Shqiperia, Dritero Agollit.

Burimi: Gazeta  Dita