Sot filloi viti i ri shkollor, në librari mungojnë librat

September 3, 2013   | Shtypi / Mediji

MUNGOJN-LIBRATViti i ri shkollor 2013/2014 për më tepër se 100 mijë nxënës ka filluar sot në mëngjes. Në bankat shkollore në këtë vit do të gjenden rreth 69 mijë e 700 filloristë dhe afro 32 mijë nxënës të shkollave të mesme. Të dhënat për numrin e fillestarëve nuk janë kumtuar, mirëpo pritet se për herë të parë në bankat shkollore sivjet do të ulen rreth 7 mijë vogëlush.

Edhe në të gjitha shkollat e komunës së Ulqinit, Plavës, Tivarit e  komunës urbane të Tuzit, ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, sot ka filluar procesi edukativo arsimor për vitin e ri shkollor. Pritet që për herë të parë në bankat e shkollave të këtushme të ulen afro 220 fëmije nga Ulqini. Para fillimit të vitit shkollorë janë organizuar aksione me qëllim që situata të zbutet për shumë prindër që nuk janë në gjendje të blejnë libra të rinj. Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në bashkëpunim me ministrinë e arsimit ka siguruar libra falas për nxënësit e popullatës rome dhe egjiptiane, të cilët vijojnë vitin e parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore. Enti për botimin e librave i ka demantuar informatat se në librari mungojnë librat për klasën e gjashtë, shtatë dhe të tetë.  Personalitete të larta të vendit dhe institucionet kanë uruar për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

TVCG